Aktualitet

Bie niveli i ujit në tokat e mbjella në Divjakë, përmbytjet sjellin mbeturina në hidrovor

4 Shkurt 2021, 17:20 Nga DOSJA
Bie niveli i ujit në tokat e mbjella në Divjakë, përmbytjet

DIVJAKË– Pas përmirësimit të motit, është ulur niveli i ujit në tokat e përmbytura në Divjakë.

Prezencë të ujit ka në mbi 200 ha, nga 1000 që ishte një ditë më parë. Përgjegjës të hidrovorit në Biçukas për situatën e krijuar mendojnë se prurjet ishin të shumta çka bëri mos përballimin e situatës.

120 mm shi ka rënë për tre orë duke rritur kuotën  në plus 90 cm të prurjeve në hidrovor. Një situatë e tillë nuk kishte ndodhur që prej 1996 pohojnë punonjësit e hidrovorit.

Fermerët në Tërbuf tokat e të cilëve janë ende nën ujë fajësojnë punonjësit e bordit të kullimit të cilët nuk u angazhuan në punë në kohën e duhur. Sot ata llogarisin dëmet.

Uji ka sjellë mbeturina të shumta në hidrovor si goma automjetesh, mobilje të vjetra, dyshekë etj. Kjo ka bërë që një nga elektropompat të dëmtohej. Sot në punë janë 6 elektropompa që thithin 28 meter kub ujë në sek. Me këtë ritëm nëse nuk ka reshje, uji në  tokat në Terbuf e Grabjanë do të largohet brenda dy ditëve.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet divjake tokat e permbytura ulet niveli i ujit divjake tokat e permbytura ulet niveli i ujit

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2021, 17:16

SHKODËR– Fshati Obot në Shkodër, që prej një muaji është nën ujë për shkak të përmbytjeteve që u krijuan si pasojë e reshjeve të shiut që përfshin di...