Aktualitet

Farmacistët apel Ramës: Duam të vaksinohemi, jemi në vijën e parë të Covid-19 (LETRA)

4 Shkurt 2021, 17:33 Nga DOSJA
Farmacistët apel Ramës: Duam të vaksinohemi, jemi në

TIRANË- Urdhëri i Farmacistëve, ditën e sotme i kanë nisur një letër Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ku i bëjnë thirrje që edhe ata të përfshihen mes personave që do të marrin të prët vaksinën kundër Covid-19.

Në letër shkruhet se edhe ata si mjekët dhe infermierët janë në vijën e parë të koronavirusit, madje shumë farmacistë janë nfektuar me sëmundjen vdekjeprurëse dhe shumë të tjerë kanë humbur jetën.

Po ashtu në letër thuhet se farmacistët, deri me sot, janë përgjigjur vetë për të tëra masat mbrojtëse që u janë dashur, pavarësisht se profesioni i tyre siguronte kujdes shëndetësor për gjithë shoqërinë shqiptare. 

LETRA E PLOTË: 

Shkresa drejtuar Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për përfshirjen e farmacistëve në grupet me prioritet në procesin e vaksinimit kundër COVID-19
E nderuar Znj. Ministre,. Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, në referim të udhëzimeve të Federatës Ndërkombëtare të Farmacistëve dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë kërkon nga qeveria përfshirjen e farmacistëve në planin e vaksinimit të punonjësve të shëndetësisë. Është e pashpjegueshme që në një situatë të tillë pandemie farmacistët mos t’i shohesh si kontigjent me risk të lartë karshi infeksionit COVID-19, krahas kolegëve të tjerë punonjës të shëndetësisë mjek e infermjerë. Farmacistët ishin e vazhdojnë të mbeten në vijën e parë të përballjes me infeksionin COVID-19.
Farmacistët, deri me sot, janë përgjigjur vetë për të tëra masat mbrojtëse që u janë dashur, pavarësisht se profesioni i tyre siguronte kujdes shëndetësor për gjithë shoqërinë shqiptare. Për 12 muaj përballje me këtë armik mbarë botëror, farmacistët shqiptar, për asnjë moment të vetëm nuk e patën efektin suport të shtetit, i cili nuk gjeti asnjëherë asnjë mundësi apo hapësirë ti drejtohej e ta trajtonte këtë kontigjent profesionistësh ashtu sikundër bluzat e bardha e meritojnë. Farmacisti është shpërfillur në situata normale pune dhe po diskriminohet në situatë pandemie. Të shumtë janë farmacistët e infektuar në frontin e punës, mes tyre pati edhe farmacistë të cilët e humbën betejën me këtë infeksion. Të riskuar ishin edhe janë edhe familjarët e farmacistëve, të cilët jetojnë së bashku me riskun e profesionit të familjarit të tyre, e prap, këto bluza të bardha nuk vlerësohen se i plotësojnë kriteret për tu vaksinuar krahas kolegëve të tyre mjek. Nuk dime cili është grupi i ekspertëve që ka hartuar listën e profesionistëve me risk më të madh e që duhen vaksinuar më me prioritet, por bindja na thotë se vetëm njohës të mjeksisë ata nuk janë. Po të ishte ndryshe, nuk do të shpjegohej ky përjashtim i farmacistëve nga skema e vaksinimit. Ky përjashtim është veç një formë tjetër e shprehjes së vazhduehme të përçmimit deri në mohim për këtë ekip të bluzave të bardha. I drejtohemi dhe i kërkojmë Ministrisë së Shëndetësisë, si institucioni përgjegjës i shtetit Shqiptar, që ka për detyrë hartimin e politikave në mbrojtje të bluzave të bardha në situata të tilla pandemie, të përfshijë farmacistët në skemën e vaksinimit, njëkohësisht me kolegët e tyre mjek. Qytetarët dhe qeveritë e mbarë botës i vlerësojnë dhe i respektojnë farmacistët si heronj, sepse këta profesionistë e meritojnë.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 4 Shkurt 2021, 17:16

SHKODËR– Fshati Obot në Shkodër, që prej një muaji është nën ujë për shkak të përmbytjeteve që u krijuan si pasojë e reshjeve të shiut që përfshin di...