Aktualitet

4 Shkurt 2021, 17:16 Nga DOSJA

SHKODËR– Fshati Obot në Shkodër, që prej një muaji është nën ujë për shkak të përmbytjeteve që u krijuan si pasojë e reshjeve të shiut që përfshin disa ditë më parë në vendin tonë.

Si pasojë e përmbytjeve, është bërë e pamundur qarkullimi i automjeteve, ndërkohë që qytetarët për shkak të situatës së krijuar kanë gjetur një zgjidhje për situatën. Prej një muaji qytetarët për të lëvizur përdorin varkën, ku njëri prej tyre ështe edhe Kole Çukaj, i cili thotë se varka është është bërë mjeti më i rëndësishëm.

Në një intervistë që ka dhënë për Abcnews, ai ka thënë se me varkën që e përdorte për peshkim tashmë e përdorë për të marrë furnizime ushqimore. Ai thotë se tashmë mendon vetëm për të siguruar ushqimet e ditës, sakaë shton se si pasojë e ujit janë shkatërruar të githë prodhimet bujqësor. 

“Varka është e domosdoshme, si puna e bukës e bukës që hajmë ashtu është varka. Për me bo furnizime. As bëhet fjalë. Makina e ushtrisë nuk hyn. Janë katër dylym sera. Skena ku me i rrit. Edhe mbledhjet. Nuk lirohet toka më. S’dimë ku lirohet. Prodhimi kur bëhet, dy javë do toka me u tha. Shkon në prill. Me ngrënë një kafshatë buke. E përdor edhe për peshkim. S’ka peshk. Asnjë peshk nuk e kam zonë. Po kam 8 dylym jonxhë. Faragjerë, që i kam mbjell për bagëti. Dikush ka siguruar. Duk e ka humb.” – ka thënë ai. 

Fshati i Obotit është një nga më të dëmtuarit nga përmbytjet në zonën e nën Shkodrës. Në total janë 3765 Hektarë tokë që janë në ujë. Në fshatin Obot janë rreth 100 shtëpi, banorët e të cilëve kryesisht jetojnë me bujqësi. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kole çukaj kole çukaj

Sondazh

Poll