Aktualitet

Rindërtimi/ Bashkia e Durrësit publikon emrat që përfitojnë grantin e radhës (LISTA)

4 Shkurt 2021, 16:24 Nga DOSJA

DURRËS– Ditën e sotme, Këshilli Bashkiak i Durrësit ka miratuar 4 vendime, lidhur me rindërtimin.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të zhvilluar online, u publikua edhe lista me përfituesit e programit të grantit të radhës  për rindërtimin.

Subjektet dhe individët të cilët janë në listë, do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Lista e plotë: 

Vendimet e miratuara gjatë mbledhjes në Këshillin Bashkiak Durrës:

1.Për miratimin e listës së përfituesve nga programi i rindërtimit në njësitë administrative Sukth dhe Katundi i Ri, bashkia Durrës, që do të përfitojnë nga programi i proҫesit të rindërtimit për banesat individuale të dëmtuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

2.Për miratimin e dhënies së ndihmës financiare, sipas listës së nëntë me subjektet përfitues të programit të grantit për rikonstruksionin ose riparimin e banesave të dëmtuara si pasojë e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore e tërmetit të datës 26 nëntor 2019.

3.Për sistemimin e familjes së zj.Anila Banush Ymeri në apartamentin me sipërfaqe 50,21 m² , me strukturë (1+1), me nr. pasurie 2/130-1-10, zona kadastrale 8513, lagja nr.5, rruga “Teodor Rupi” nr.21, Durrës, pronë e dhuruar Entit Kombëtar të Banesave sipas marrëveshjes nënshkruar midis Entit Kombëtar të Banesave dhe “Balfin” shpk, nr. 148 prot., datë 22.01.2020.

4.Për miratimin e listës së subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.

(kle.mu./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e durresit rindërtimi bashkia e durresit rindërtimi

Sondazh

Poll