Aktualitet

Sërish Fushë Kruja në skenë! Sekuestrohet mjeti kyç për atentatin ndaj Shkëlzen Kastratit, brenda ka gjurmë biologjike t

4 Shkurt 2021, 15:47 Nga DOSJA
Sërish Fushë Kruja në skenë! Sekuestrohet mjeti kyç

TIRANË– Pluhuri që ka mbuluar atentatin ndaj Shkëlzen Kastratit në Fier po fshihet dhe ekzekutorët janë drejt zbardhjes. Edhe këtë herë, grupi hetimor, si në shumë ngjarje kriminale është drejtuar në Fushë Krujë, konkretisht në Thumanë.

Dosja.al ka mësuar se është sekuestruar një tjetër mjet, brenda të cilit janë gjetur edhe gjurmë biologjike. Makina është sekuestruar dhe është dërguar në laboratorin kriminalistik, ku po ‘zhbirohen’ dhe gjurmët kyçe.

Këto gjurmë mund të zbardhin emrat e ekzekutorëve që i morën jetën 40-vjeçarit nga Kukësi.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit është ngritu“në këmbë” për të kapur personat që fshihen pas atentatit të biznesmenit nga Kukësi, Shkëlzen Kastrati. Efektivë të Policisë kanë zhvilluar aksion blic në disa qytete të vendit; Durrës, Fier e Vlorë, duke kontrolluar banesat e të dyshuarve kryesorë lidhur me ngjarjen. Deri më tani flitet për 7-8 persona të shoqëruar, dy prej të cilëve janë nga Tepelena. 

Vrasja e 42-vjeçarit mendohet të jetë një mesazh i pastër për vëllain e viktimës, Klementin, nisur nga përplasja e vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë Klement Kastratit tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i morën jetën shokut të tij, Denis Kasaj. Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në hyrje të qytetit të Fierit, me një armë ”Scorpion”, e cila u gjet brenda mjetit “Land Rover”. Arma e gjetur është dërguar në laboratorin e kriminalistikës për hetime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati

Sondazh

Poll