Aktualitet

Flet personi që u shoqërua për ‘Audi’-n që largoi atentatorët e Shkëlzen Kastratit: Makinën e kam shitur, s’bëra a

4 Shkurt 2021, 15:37 Nga DOSJA
Flet personi që u shoqërua për ‘Audi’-n që

TIRANË– Personi që rezulton të kishte në pronësi mjetin e llojit ‘Audi”, me të cilën u larguan dy atentatorët e Shkëlzen Kastratit, ka mohuar pjesëmarrjen e tij në ngjarje. Burim nga grupi hetimor tregojnë për Dosja.al se personi në fjalë ka rrëfyer se mjetin “Audi” ia ka shitur një tjetër personi në Kamëz, pa akt noterial.

“Nuk kam lidhje me këtë ngjarje. Makinën e kam shitur dhe nuk e kam unë më. Nuk kam bërë akt noterial,”– mësohet të ketë thënë ai.

Pas dëshmisë së marrë, ai është lënë i lirë dhe policia është vënë në kërkim të personit që e kishte në përdorim mjetin në fjalë.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit është ngritur “në këmbë” për të kapur personat që fshihen pas atentatit të biznesmenit nga Kukësi, Shkëlzen Kastrati. Efektivë të Policisë kanë zhvilluar aksion blic në disa qytete të vendit; Durrës, Fier e Vlorë, duke kontrolluar banesat e të dyshuarve kryesorë lidhur me ngjarjen. Deri më tani flitet për 7-8 persona, dy prej të cilëve janë nga Tepelena. 

Vrasja e 42-vjeçarit mendohet të jetë një mesazh i pastër për vëllain e viktimës, Klementin, nisur nga përplasja e vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati. Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë Klement Kastratit tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i morën jetën shokut të tij, Denis Kasaj. Kastrati u ekzekutua më 1 shkurt në hyrje të qytetit të Fierit, me një armë ”Scorpion”, e cila u gjet brenda mjetit “Land Rover”. Arma e gjetur është dërguar në laboratorin e kriminalistikës për hetime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati shkelzen kastrati vritet shkelzen kastrati

Sondazh

Poll