Aktualitet

Dënimi i 17 dënimeve për laboratorin në Has dhe sekuestrimi i 5 mln eurove pasuri, Yuri Kim: SPAK shkatërroi organizatën k

4 Shkurt 2021, 16:17 Nga DOSJA
Dënimi i 17 dënimeve për laboratorin në Has dhe sekuestrimi

TIRANË– Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim ka përgëzuar Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dënimet e 17 personave që akuzohen si të përfshirë në laboratorin e heroinës që u zbulua në Has në vitin 2018.

Në një reagim në Twitter, Kim ka bashkëngjitur linkun e SPAK me vendimin e dënimeve dhe i përgëzon për punën e bërë. Gjithashtu, ambasadorja shton se uron që të ketë edhe më tej, rezultate të tilla.

Bazuar në informacionin nga SH.B.A., SPAK ndoqi me sukses operaconin për një organizatë të madhe kriminale, duke lënë në burg 17 trafikantë droge dhe konfiskuar 5 milion euro pasuri. Shpresojmë të shohim SPAK të japë më shumë rezultate kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit,”- shkruan ambasadorja Kim.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dha dënimet për për 17 personat, të cilët akuzohen si të Prokuroria zbuloi se mes të arrestuarve ishe dhe grupi i Avdylajve të Shijakut dhe vëllait të ish-deputetit Arben Ndoka, Gjevi Ndoka. GJKKO ka dënuar me 12 vite burg kokën e grupit të organizatës së trafikut të drogës Admir Hoxha. Të gjithë të arrestuarit të cilën akuzohen për “Trafik të narkotikëve”, “Grup të strukturuar kriminal”, “Pastrim parash” dhe “Armëmbajtje pa leje”, në total janë dënuar me 125 vite burg. 

GJKKO sekuestroi edhe një pasuri që kap vlerën 5 milionë eurove, ku përfshihen hotele, bare dhe automjete. Midis pasurive të sekuestruara është edhe hoteli “Ador” me sipërfaqe 3320 m2, me katër kate bar restorant, parking dhe hotel, në Rinas Tiranë, që është në pronësi të Admir Hoxhës. Gjithashtu Hoxhës i është bllokuar edhe automjeti tip Audi me targë AA 485 SN.

Vendimet e dënimit

Gjevi Ndoka  8 vjet 8 muaj

Altin Avdyli  6 vjet 8 muaj

Esat Mehmeti  10 vite

Petrit Suljemani  8 vjet 8 muaj

Sajmir Sulejmani  8 vite

Hajri Seferi  10 vjet 8 muaj

Orges Jahoelezi 6 vjet 8 muaj

Shkëlqim Avdyli  4 vjet 8 muaj

Mario Zeqiri  4 vjet 8 muaj

Elton Shehaj  4 vjet 8 muaj

Ardit Gjyriqi  4 vjet 8 muaj

Admir Hoxha  12 vite

Hekuran Hoxha  10 vjet 8 muaj

Vehbi Berushi 8 vite

Anila Shuti 2 vjet – 25 muaj sherbim prove

Xhavit Shyti   8 vite

Flamur Çela 8 vite.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet denohen 17 persona per laboratorin ne has konfiskohen pasurite e 17 te denuarve yuri kim denohen 17 persona per laboratorin ne has konfiskohen pasurite e 17 te denuarve yuri kim

Sondazh

Poll