Aktualitet

Rishfaqen ‘djemtë e Dubait’, çunat e bandës së rrezikshme po strehojnë vëzhguesin e atentatit të trefishtë në Brada

4 Shkurt 2021, 15:19 Nga DOSJA
Rishfaqen ‘djemtë e Dubait’, çunat e bandës së

TIRANË– Markelian Qosja, 35-vjeçari që është shpallur në kërkim si vëzhguesi i tre shënjestrave të atentatit të trefishtë në Bradashesh, në vitin 2018, ndodhet aktualisht në Dubai. Dosja.al ka mësuar se personi që vëzhgoi lëvizjet e tre viktimave, Endrit Dylgjeri (Alibej), 34 vjeç, Arben Dylgjeri 54 vjeç si dhe të shtetasit turk të identifikuar si Erdal Duranay, 51 vjeç, ka udhëtuar më herët drejt Dubait, aty ku ka gjetur edhe strehën e tij.

Personazhet që po e mbrojnë janë të njohur në botën e krimit në Elbasan, të ashtuquajtur edhe si “grupi i Dubait”.

Emri i Qosjas u bë publik sot, pas zbardhjes së atentatit të trefishtë. 35-vjeçari Qosja akuzohet për vrasje dhe për armëmbajtje pa leje, bazuar në provat e mbledhur nga Prokuroria e Elbasanit, dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Por kush janë djemtë e Dubait?

Dosja.al ka bërë një shkrim mbi rivalitetin mes dy bandave super të rrezikshme, por asnjëherë të zbuluar totalisht, që la pas 10 viktima. Atentate mafioze e armatime të rënda e të denja për ‘luftë’, pas të cilave fshihen vetëm dy grupet: “Sakati” dhe “Tarzani”.

Era e grupit të ‘Sakatit’ nisi pikërisht me atentatin e trefishtë në Bradashesh, ku u vra edhe vetë kreu i grupit “Tarzani”, Endrit Alibej, ndërsa ‘djemtë e Dubait’, mbështetës të bandës ‘Sakati’, iu bashkuan rrugës…

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet markelian qosja markelian qosja

Sondazh

Poll