Aktualitet

ABSURDE! Qytetarët nuk mund t’i shesin apo dhurojnë banesat e përfituara nga Rindërtimi, kushti i botuar në Fletoren Zyrt

4 Shkurt 2021, 15:31 Nga DOSJA
ABSURDE! Qytetarët nuk mund t’i shesin apo dhurojnë banesat e

TIRANË– Shtëpitë individuale dhe apartamentet që do të kalojnë në pronësi të qytetarëve përfitues të programeve të rindërtimit, nuk mund të shiten apo të dhurohen. Në vendimin e botuar në Fletoren Zyrtare, u botua vendimi “Për përcaktimin e rregullave, të kategorive prioritare, masës së përfitimit, autoriteteve përgjegjëse dhe procedurave për vlerësimin dhe përzgjedhjen e përfituesve nga disa programe të procesit të rindërtimit” dhe ky vendim parashikon ndalimin e përdorimit të kësaj banese nga një palë e tretë.

E thënë më saktë, pala e dytë që është është përfituese e banesës duhet të plotësojë kushtet mos premtimit dhe mospërdorimit nga një palë e tretë, pra qytetari që e përfiton banesën, as nuk mund ta shesë dhe as nuk mund ta dhurojë atë. Sipas vendimit të botuar, nëse qytetari që i kalon pronësia e shtëpisë të re nuk plotëson të gjitha kushtet e vendosura në legjislacionin në fuqi, atëherë kjo marrëveshje nuk do të ketë fuqi ligjore dhe shteti zhvishet nga të gjitha detyrimet e ngarkuara në këtë aktmarrëveshje.

Ndërkaq, siç thuhet edhe në vendim, kontrata e kalimit të pronësisë duhet të shoqërohet me deklaratën noteriale të heqjes dorë, nga subjektet përfituese, nga çdo pretendim mbi të drejtat e pronësisë për banesën apo shtëpinë individuale të mëparshme.

Por me cilin argument ka vendosur shteti të dhurojë shtëpi në kuadër të procesit të Rindërtimit me kushtin që ajo shtëpi as të mos dhurohet dhe as të mos shitet nga përfituesit? Nëse banesa që qytetari përfiton nga Rindërtimi kalon në pronësi të tij, përse nuk duhet që ta menaxhojë ai pronën e tij, në mënyrë që edhe në rast se në një moment të caktuar mund t’i lindë nevoja ta shesë, ta bëjë atë?

Të gjithë qytetarët që kanë përfituar shtëpi në kuadër të procesit të Rindërtimit, janë të kushtëzuar të kenë përjetësisht një banesë, në të cilën vetëm do të mund të jetojnë, por nuk mund ta shfrytëzojnë siç u takon me të drejtën e pronës së tyre, për arsye absurde!

Deklarime dhe garanci të palëve

-Pala e parë, deklaron dhe garanton palën e dytë për secilën prej çështjeve të mëposhtme:

iii) do të përmbushë detyrimet dhe do të plotësojë kushtet e parashikuara në këtë marrëveshje;

-Pala e dytë deklaron dhe garanton palën e parë për secilën prej çështjeve të mëposhtme:

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rindërtimi vendimi rindërtimi vendimi

Sondazh

Poll