Bota

Avdullah Hoti flet për planin e qeverisë: Viti 2021 do të mbyllet me liberalizimin e vizave

4 Shkurt 2021, 14:50 Nga DOSJA
Avdullah Hoti flet për planin e qeverisë: Viti 2021 do të mbyllet

KOSOVË-Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka deklaruar se viti 2021 do të mbyllet me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Sipas Insajder, gjatë kohës që po mbante një fushatë para simpatizantëve të LDK-së në Klinë, ai ka thënë se për këtë qëllim po punohet çdo ditë. Po ashtu, ka thënë se do ti kthehet reformës në arsim, në shëndetësi dhe ekonomi.

“Duhet të përmbyllet viti me liberalizim të vizave, nuk japim premtime për data, por ne punojmë ditë e natë me krejt qeveritë e vendeve të BE-së si anëtare te partive popullore evropiane. Dhe t’i kthehemi reformës në arsim, reformave në shëndetësi, reformave në ekonomi… Kemi pasur një qeverisje gjashtë-shtatë mujore ndoshta më të vështirën në periudhën 29-vjeçare për shkak të pandemisë kryesisht, por kemi dalë me rezultate më të mirat që ka pasur ndonjëherë ndonjë qeveri, edhe në menaxhimin e pandemisë, edhe në rimëkëmbjen ekonomike duke u ofruar qytetarëve dhe bizneseve mbështetjen e nevojshme me pakon më të madhe të rimëkëmbjes ekonomike në tërë rajonin,”-ka thënë Hoti. 

Gjithashtu, ai ka shtuar se dy kryeministrat para tij nuk kanë pasur guxim dhe vizion të përballën me çështje të mëdha dhe t’i dalin në mbrojtje shtetit. Nuk ka lënë pa përmendur edhe Marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë, për të cilën ka thënë se në SHBA nuk kishin gjetur as harta, as thika dhe asnjë tjetër, përveç një negociate për t’u firmosur, e cila ka forcuar shtetin e Kosovës.

“Por, mbi të gjitha nga problemet fundamentale të shtetësisë që na i sollën qeveritë e kaluara. Dhe është dashur të bëjmë shumë punë për të kthyer kursin aty ku duhet. E kemi gjetur Kosovën të izoluar politikisht dhe ekonomikisht nga miku më i madh që ka Kosova, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe pas disa jave ne kemi marrë ftesë për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë. Edhe kur kemi shkuar s’kemi gjetur as harta, as thika as një gjë. Kemi gjetur një marrëveshje për ta negociuar dhe për ta nënshkruar, e cila forcon shtetin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ajo ka rezultuar me një njohje mjaft të rëndësishme pas tre vjetësh,”-ka thënë Hoti. 

9 ditë para zgjedhjeve në Kosovë, partitë politike do vijojnë takimet (Agjenda), LDK-ja, AKK-ja, LVV-ka gjobiten me 2 mijë euro për shkelje të masave anti-Covid gjatë tubimeve

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti zgjedhjet ne kosove avdullah hoti zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 14:32

GJERMANI-Masat kufizuese kundër Covid-19 në Gjermani mund të hiqen para pranverës, në rast se bie numri i infektimeve. Lajmi është konfirmuar nga ministri i shë...