Bota

Thellohet kriza në BE, Ministri gjerman Scholz akuza të rënda ndaj von der Leyen: Kjo është e papranueshme

4 Shkurt 2021, 13:05 Nga DOSJA
Thellohet kriza në BE, Ministri gjerman Scholz akuza të rënda

GJERMANI-Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz sulmoi presidenten e Komisionit të Europës, Ursula von der Leyen gjatë një takimi me kabinetin, duke mos i kursyer as fjalët. Scholz, partia e të cilit kundërshtoi emërimin e von der Leyen si shefe të Komisionit Evropian në vitin 2019, u shpreh hapur kundër teorisë së saj lidhur me vaksinimin anti-COVID-19.

“Berlini nuk mund ta lejojë që kjo të përsëritet ndërsa autoritetet tona po përpiqen të rritin ritmin e vaksinimeve.’’- u shpreh ai.

Reagimi erdhi gjatë samitit që mbajti ditën e Hënë kancelarja Angela Merkel me udhëheqësit e landeve gjermane, në një përpjekje për të përshpejtuar vaksinimin, por nuk solli rezultate konkrete.

Angela Merkel thuhet se ka mbrojtur von der Leyen në takimin e së Hënës, por e gjen veten nën zjarr për lejimin e Brukselit të marrë drejtimin e vaksinës, me bllokun duke luftuar për të marrë doza dhe duke mbetur pas Britanisë në shpërndarjen e tyre, sipas Guardian.

Vonesat në dërgesat e Pfizer dhe AstraZeneca dhe rregullat shëndetësore burokratike në vende të tilla si Gjermania dhe Franca kanë qenë ndër problemet që kanë shkaktuar tensione midis vendeve të bllokut.

Kriza madje ka nxitur thirrjet që Evropa t’i drejtohet vaksinave të Rusisë dhe Kinës të cilat deri më tani ishin injoruar kryesisht në Perëndim, me Irlandën sot duke u bërë vendi i fundit që thotë se do të shikojë produktin e Moskës Sputnik V.

Ndërsa BE mburret se ka marrëveshje për 2.3 miliardë doza vaksinash, ajo ka luftuar për të marrë furnizime mes vonesave në dërgesat e Pfizer dhe AstraZeneca në javët e fundit.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota olaf scholz vaksinat ne be olaf scholz vaksinat ne be

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 11:58

SHBA-51-vjeçarja Lauren Wendy Sanchez dhe Jeff Bezos kanë kaluar një situatë të trazuar dy vjet më parëqë kur u zbuluan si çift. Duke filluar nga ...