Bota

Zgjedhjet në Kosovë, emigrantët ankohen se fatura e dërgimit të votës është shumë e lartë: Nuk është normale, kam pa

4 Shkurt 2021, 13:05 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë, emigrantët ankohen se fatura e dërgimit

KOSOVË-Ditën e djeshme është hapur afti për votim me post nga diaspora për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ndërkohë, sipas Gazeta Express, emigrantët që kanë përfunduar këtë proces, po ankohen për çmimet që po duhet të paguajnë për të dërguar zarfet me vota në vendlindje përmes postës.

Emigrantët që jetojnë në Gjermani duhet të paguajnë gati 70 euro për të votuar përmes postës.

“Kam votuar sot, por kjo kosto është shumë e lartë dhe s’është normale. Kam paguar 66.20 euro”, ka thënë një emigrant.

Ndërsa, në Suedi votimi kushton më shumë, emigrantëve aty iu duhet të paguajnë rreth 80 euro për të dërguar votën e tyre me postë.

Faleminderit” Organizates Kriminale KQZ qe me detyroj te paguaj 80 Euro per vote por nëse është nevoja per vend timin edhe 800 i paguaj! From ?? ëith Love!”, ka shkruar një tjetër në rrjete sociale.

Procedurat se si mund të votohen

Në zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, mund të votoni vetëm për një Subjekt Politik të renditur në anën e majtë të fletëvotimit, ndërsa në anën e djathtë mund të votoni deri në pesë kandidatë nga ai subjekt politik.

Fletëvotimin dhe broshurën me emrat e kandidatëve për secilin subjekt politik mund t’i gjeni në linkun: https://ëëë.kqz-ks.org/sherbimet-per…/votimi-me-poste/

Si duhet ta dërgoni pakon me fletëvotim në adresë të KQZ-së?

Fletëvotimin e plotësuar duhet të vendoset në një zarf të pashënuar dhe të mbyllur. Kjo do të ruajë fshehtësinë e votës. Zarfin e pashënuar dhe kopjen e një dokumenti identifikues të vlefshëm duhet të vendoset në zarfin e kthimit, në të cilin shënohet adresa postare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Fletëvotimin përmes postës, duhet ta dërgoni vetëm për vete apo rrethin e ngushtë familjar. Nëse dërgoni fletëvotime për persona të tjerë, fletëvotimet do të refuzohen.  Fletëvotimi duhet të pranohet nga KQZ-ja jo më larg se data 12 shkurt 2021.

9 ditë para zgjedhjeve në Kosovë, partitë politike do vijojnë takimet (Agjenda), LDK-ja, AKK-ja, LVV-ka gjobiten me 2 mijë euro për shkelje të masave anti-Covid gjatë tubimeve

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosove zgjedhjet ne kosove kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 4 Shkurt 2021, 11:58

SHBA-51-vjeçarja Lauren Wendy Sanchez dhe Jeff Bezos kanë kaluar një situatë të trazuar dy vjet më parëqë kur u zbuluan si çift. Duke filluar nga ...