Bota

Pas Danimarkës, Suedia ka në plan të përdorë një pasaportë dixhitale Covid-19

4 Shkurt 2021, 14:19 Nga DOSJA
Pas Danimarkës, Suedia ka në plan të përdorë një

SUEDI-Suedia po planifikon të përdorë një ” pasaportë vaksine dixhitale” të Covid-19,  deri në verë. Lajmi është konfirmuar nga ministri suedez Anders Ygeman, i cili në një konferencë për shtyp ka thënë se kur situata të shkojë drejt përmirësim, do të jetë nevoja për një mjet identifikimi.

“Kur Suedia dhe vendet përreth nesh fillojnë të hapin shoqëritë tona përsëri, çertifikatat e vaksinimit ka të ngjarë të kërkohen për udhëtime dhe ndoshta për të marrë pjesë në aktivitete të tjera,” – ka thënë ai.

Ditën e djeshme ishte Danimarka që tha se do të përdorë një version të një pasaporte vaksinimi koronavirus deri në fund të Shkurtit.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota danimarkë pasaporta e vaksinimit danimarkë pasaporta e vaksinimit

Sondazh

Poll