Putini ka frikë se mos vritet si Gaddafi, ndërsa vendi është përfshirë nga protestat për dënimin me burg të Navalny
4 Shkurt 2021, 13:36Nga DOSJA
RUSI– Vladimir Putin është i tmerruar nga fakti se mund të vritet si tirani libian Gaddafi në një revolucion, ndërsa protestat kanë përfshirë Rusinë për burgosjen e Alexi Navalny, ka thënë një ekspert.
Armiku i Putinit, Yuri Felshtinsky, i tha The Sunse trazirat e vazhdueshme e kanë bindur njeriun e fortë të Kremlinit se duhet më shumë shtypje dhe vrasje të kundërshtarëve për të shmangur të njëjtin fat të ashpër si lideri libian.
Putini po përballet me një nga sfidat më të mëdha të qeverisjes së tij 20 vjeçare ndërsa mijëra mbështetës të figurës së opozitës Navalny kanë dalë në rrugë. 68-vjeçari, i cili ka mbajtur një kontroll të hekurt ndaj Rusisë për njëzet vjet, ka nënshkruar ligjet që e lejojnë atë të qëndrojë në pushtet deri të paktën 2036.
Felshtinsky tha se Putini ndjen se ai ka nevojë për të rritur brutalitetin për të shuar mospajtimin dhe për të mbrojtur pozicionin e tij. Felshtinsky pajtohet se Putini është i tmerruar që nëse do ta zgjidhte ndonjëherë kontrollin, atëherë një fund i ngjashëm i hidhur e pret atë.
Është raportuar se udhëheqësi rus ka parë me ngulm video të kolonel Gaddafit duke u vrarë brutalisht pasi u kap nga një turmë e tërbuar në 2011.
“Saktë, këtë ai e di. Ai është mjaft i zgjuar për të ditur se sipas rregullave normale, sistemi i tij i qeverisjes nuk mund të ekzistojë. Ai nuk është një idealist. Ai e di se nuk ka asnjë mënyrë që të mbijetojë nëse nuk vazhdon të shtypë. Mësimi që Putini do të ketë marrë pas ngjarjeve të fundit është se ai duhet të kontrollojë më shumë dhe se duhet të shtypë më shumë. Dhe kjo është ajo që ne do të shohim. ”- tha ai.
Navalny, 44 vjeç, u arrestua pasi mbërriti nga Gjermania, ku po shërohej nga helmimi me agjentin vdekjeprurës nervor Novichock për të cilin është akuzuar Vladimir Putin, por që Kremlini e ka mohuar kategorikisht akuzën.
(d.a/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI– Një protestë është mbajtur sot në shtetin helen, pasi një grup aktivistësh kanë dalë kundër projektligjit të Niki Kerameos për Universitetet.Protesta pa...
KOSOVË-Ditën e djeshme është hapur afti për votim me post nga diaspora për zgjedhjet e 14 shkurtit. Ndërkohë, sipas Gazeta Express, emigrantët që kanë përf...
GJERMANI-Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz sulmoi presidenten e Komisionit të Europës, Ursula von der Leyen gjatë një takimi me kabinetin, duke mos i ...
KOSOVË-Palestina ka reaguar sërish për njohjen e Kosovës nga Izraeli dhe vendimin për hapjen e Ambasadës në Jerusalem.Sipas Gazeta Express, në një deklarat...
BRITANI– Një 16-vjeçare nga Londra është bërë një nga njerëzit më të rinj në Mbretërinë e Bashkuar që ka marrë një vaksinë Covid. Esther Rich nga Muswell...
SHBA– Covid po vret amerikanët vendas me një shpejtësi më të madhe se çdo komunitet tjetër në Shtetet e Bashkuara, zbulojnë shifra të reja tronditëse. In...
KOSOVË-Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka lajmëruar ditën e sotme se pas një mbledhje të qeverisë, ka marrë disa vendime. Me anë të një postimi në Fa...
Bota 4 Shkurt 2021, 11:58
SHBA-51-vjeçarja Lauren Wendy Sanchez dhe Jeff Bezos kanë kaluar një situatë të trazuar dy vjet më parëqë kur u zbuluan si çift. Duke filluar nga ...
KOSOVË-Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti ka deklaruar se nuk ka në plan të bëj koalicion me asnjë parti tjetër politike pas zgjedhjeve përve&cce...