Bota

Shpërthen zjarri në spitalin COVID në Ukrainë, 3 të vdekur e dhjetëra të plagosur

4 Shkurt 2021, 09:31 Nga DOSJA
Shpërthen zjarri në spitalin COVID në Ukrainë, 3 të

UKRAINË– Në rajonin Zaporozhye të Ukrainës të Mërkurën në mbrëmje një nga ndërtesat e spitalit rajonal të sëmundjeve infektive mori flakë, ku si pasojë kanë humbur jetën 3 persona, sipas Shërbimit të Emergjencave Shtetërore të Ukrainës në rajon.

Shpëtuesit konfirmuan për agjensinë Interfax faktin e zjarrit në ndërtesën shumëkatëshe të Spitalit Rajonal të Sëmundjeve Infektive Zaporizhzhya, duke theksuar se, sipas të dhënave paraprake, tre persona vdiqën si rezultat i zjarrit.

Evakuimi i pacientëve të objektit mjekësor është duke u zhvilluar, shtoi departamenti.

Në Ukrainë nga COVID-19 deri më tani janë infektuar 1.2 milion njerëz dhe 23.229 tjerë kanë humbur jetën.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota zjarr në ukrainë zjarr në ukrainë

Sondazh

Poll