Bota

Presidenti serb Vuçiç bisedon në telefon me homologun rus Putin, në thelb çështja e Kosovës dhe pandemia e Covid-19

4 Shkurt 2021, 09:30 Nga DOSJA
Presidenti serb Vuçiç bisedon në telefon me homologun rus

MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai serb Aleksandër Vuçiç kanë zhvilluar një bisedë telefonike me njëri-tjetrin ku kanë diskutuar për çështjen e Kosovës dhe furnizimin me vaksina.

Sipas AA, në një njoftim zyrtarë nga Kremlini bëhet e ditur se një nga temat e bisedës ka  qenë edhe çështja e Kosovës, ku Rusia ka shprehur mbështetjen e saj.

Pala ruse konfirmoi qëndrimin e saj parimor mbi zhvillimin e një zgjidhjeje të ekuilibruar të problemit të Kosovës, e cila duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së. Është theksuar se Serbia mund të llogarisë në mbështetjen e Rusisë për këtë dhe çështje të tjera të rëndësishme”, thuhet më tej.

Po ashtu, Putini dhe Vuçiç ranë dakord të zgjerojnë bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë së koronavirusit, duke përfshirë shpërndarjet e mëtejshme të vaksinës ruse Sputnik V në Serbi.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni aleksander vucic vldimir putin aleksander vucic vldimir putin

Sondazh

Poll