Sport

Covid-19 nuk i jep “vizë” Liverpool-it të udhëtojë në Gjermani, ndeshja ndaj Leipzig në rrezik

3 Shkurt 2021, 14:25 Nga DOSJA
Covid-19 nuk i jep “vizë” Liverpool-it të

GJERMANI-Liverpool mund të detyrohet të luajë ndeshjen e parë të raundit të 16-të të Ligës së Kampionëve kundër Leipzig në një vend tjetër. “The Reeds” pritet të udhëtojnë në Gjermani për ndeshjen e planifikuar të martën 16 shkurt, por vendimi i qeverisë gjermane për të ndaluar çdo fluturim për kufizimet anti-Covid mund të detyrojë UEFA-n të ndryshojë programin e saj. Sipas “Mirror”, Leipzig tashmë ka paraqitur një kërkesë që Liverpool të marrë një leje të veçantë për të zbritur në Gjermani në mënyrë që ndeshja të luhet siç është planifikuar.

“Ne jemi në bisedime me autoritetet, UEFA-n dhe Liverpool”, tha dje zëdhënësi i klubit gjerman, Till Muller. Ndalimi u vendos nga kancelarja Angela Merkel për të parandaluar që banorët e Britanisë së Madhe, Irlandës, Brazilit, Portugalisë dhe Afrikës së Jugut të hyjnë për të zvogëluar përhapjen e koronavirusit.

Mundësitë në shqyrtim janë ato të një përmbysje të fushave (shkuarja në Liverpool, kthimi në Leipzig) ose përndryshe luajtja e ndeshjes së planifikuar në Leipzig jashtë Gjermanisë. Nëse nuk do të ketë ndryshime në axhendë, sfida mund të luhet në stadium neutral me një përballje. Gjithçka do të qartësohet në ditët e ardhshme.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport champions league leipzig liverpool champions league leipzig liverpool

Sondazh

Poll