Bota

Serbia nis bisedimet, merr OK nga Rusia për prodhimin e vaksinave Sputnik V në Beograd, do ndihmohen me teknologjinë dhe infr

3 Shkurt 2021, 20:35 Nga DOSJA
Serbia nis bisedimet, merr OK nga Rusia për prodhimin e vaksinave Sputnik V

SERBI– Serbia ka filluar bisedimet për prodhimin e vaksinës ruse anti-Covid, Sputnik V. Seenews.com shkruan se kompania farmaceutike ruse Generium, prodhuesi i vaksinës, ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të transferuar teknologjinë dhe për të ndihmuar në trajnimin e personelit për prodhimin e vaksinës në Serbi.

“Pala ruse menjëherë iu përgjigj kërkesës sonë për prodhimin e vaksinës Sputnik V në Serbi, dhe nga niveli më i lartë në udhëheqjen e shtetit rus, u urdhërua të gjehej një mënyrë për të vendosur prodhimin e kësaj vaksine në Serbi sa më shpejt të jetë e mundur,”- tha ministri Nenad Popoviç, gjatë një vizite në fabrikën e prodhimit të Generium në Rusi.

“Sputnik V mund të prodhohet nga instituti shtetëror i vaksinave Torlak në Beograd, i cili është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të filluar prodhimin e tij,”- tha drejtoresha e institutit, Vera Stojilkovic.

Më parë këtë muaj, Serbia ra dakord për shpërndarjen e 2 milion dozave të Sputnik V, duke siguruar vaksinimin e 1 milion njerëzve. Autoritetet ruse aplikuan për regjistrimin e vaksinës së koronavirusit Sputnik V në Agjencinë Evropiane të Barnave (EMA) më 20 janar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni “sputnik v” serbia nis prodhimin e vaksines ruse “sputnik v” serbia nis prodhimin e vaksines ruse

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 20:19

SHBA- Këngëtarja e famshme Mariah Carey është paditur në gjykatë nga motra e saj e madhe, pasi kujtimet nga libri i këngëtare që u publikua në vitin 2020 “The M...

Bota 3 Shkurt 2021, 19:01

ZVICËR- Zvicra ka refuzuar që të miratojë vaksinën e AstraZenecës për përdorim në vend. Dailymail shkruan se mos miratimi i vaksinës vjen për shkak të mung...