Bota

Indonezia nis një mënyrë të re për të gjetur të infektuarit me Covid në stacione metroje dhe treni, shkencëtari: Alkool

3 Shkurt 2021, 16:52 Nga DOSJA
Indonezia nis një mënyrë të re për të gjetur

INDONEZI- Indoneza ka nisur një mënyrë të re për të dalluar të infektuarit me Covid nëpër stacione treni dhe metroje. Reuters shkruan se falë një alkooli të quajtur GeNose për të gjithë personat që janë të infektuar me Covid do të dalë përgjigja për 2 minuta.

Ky alkool është krujuar nga Universiteti i Gadjah Mada (UGM) dhe studiuesit që e kanë krijuar kanë thënë se alkooli ka 95% saktësi për të zbuluar praninë e Covid-19.

“Makineria me alkool është ngulitur me një kujtesë të rezultateve pozitive të provës së PCR. Në letër është premtuese dhe ka potencial, do të thoja. Por zbatimi nuk është relativisht i lehtë. Ky mjet mat frymën e hundës,dhe krahason atë me erën e frymëmarrjes së një personi që ka COVID,” tha studiuesi që kryeson studimin e alkoolit, Kuwat Triyana.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Indonezi janë regjistruar 1,111,671 persona me Covid, ndërsa 30,770 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota genose kuwat triyana universiteti i gadjah mada genose kuwat triyana universiteti i gadjah mada

Sondazh

Poll