Politike

PIKËPYETJET/ Ndërtimi i hekurudhës, si po përsërit qeveria shqiptare gabimin e Nanos në vitin 2005, Berisha anuloi projekt

3 Shkurt 2021, 15:57 Nga DOSJA
PIKËPYETJET/ Ndërtimi i hekurudhës, si po përsërit

TIRANË– Qeveria shqiptare firmosi sot kontratën me kompaninë italiane, INC SPA për hekurudhës së re Tiranë-Durrës dhe ndërtimit të nyjes së re Tiranë-Aeroporti i Rinasit. Ishte vetë ministrja Belinda Balluku, ajo që sot bëri me dije se verën e vitit 2023 ky projekt që do të punësojë 2200 persona do të jetë gati për të çuar qytetarët për 12 minuta në aeroportin e Rinasit dhe për 22 në Durrës.

Projekti për ndërtimin e kësaj hekurudhe ka nisur shumë vite më parë, konkretisht në 2005-n, kur kryeministër ishte Fatos Nano. Vetëm dy muaj e gjysmë para zgjedhjeve, Nano firmosi një kontratë me kompaninë “General Electrik” për projektin me vlerë 74 milionë euro për ndërtimin e një linje hekurudhore që do lidhte Tiranën me Kavajën.

Por, pas zgjedhjeve, dy muaj e gjysmë pas firmosjes së kontratës, kur në pushtet erdhi Sali Berisha, e anuloi këtë projekt. Anulimi bëri që kompania “General Electrik” të hedhë në gjyq qeverinë shqiptare, proces të cilin e fitoi.

Për rrjedhojë gjykata dënoi qeverinë me një gjobë prej 20 milionë dollarësh si pagesë që duhet të bënte për kompensimin e dëmit që i është shkaktuar kompanisë amerikane.

Por a po rrezikon sot Shqipëria përsëritjen e të njëjtit skenar?

Vetëm dy muaj e 22 ditë para zgjedhjeve qeveria shqiptare firmosi kontratën për të njëjtin projekt, për ndërtimin e hekurudhës. Por projekti do të jetë i përfunduar në vitin 2023, duke lënë pas shumë pikëpyetje. Pas 25 prillit nuk dihet se kush do të jetë në pushtet, kështu që projekti nuk është i sigurtë që do të vijojë.

Në rast se qeveria që do të vijë më pas në pushtet do ta anulojë këtë projekt, a do të përballet Shqipëria me një tjetër gjobë të majme nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit?  A do të përsëritet historia e vitit 2005?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike belinda balluku edi rama fatos nano sali berisha belinda balluku edi rama fatos nano sali berisha

Sondazh

Poll