Politike

Firmoset kontrata për ndërtimim e hekurudhës Tiranë-Durrës dhe arteries Tiranë-Rinas! Balluku: Gati, verën e vitit 2023,

3 Shkurt 2021, 14:27 Nga DOSJA
Firmoset kontrata për ndërtimim e hekurudhës

TIRANË– Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku ka firmosur sot kontratën për ndërtimin e hekurudhës së re Tiranë – Durrës dhe ndërtimit të nyjes së re Tiranë-Aeroporti i Rinasit me kompaninë italiane INC SPA.

Në një video të publikuar në Facebook, Balluku u shpreh se ky është një investim strategjik që pas dekadash të tëra boshllëku hap kapitullin e rilindjes së Hekurudhës Shqiptare. Sipas Ballukut, punimet do përmbyllen në verën e vitit 2023 dhe do të përmirësojë ndjeshëm lëvizjen e qytetarëve nga Durrësi në Tiranë dhe anasjelltas. 

Ajo shtoi se arteria e re që do të ndërtohet, do të lidhë Tiranën me Aeroportin e Rinasit, do të ketë një gjatësi prej 5.7 km dhe udhëtimi do të zgjasë vetëm 12 minua. Ndërsa nga Tirana në Durrës përmes hekurudhës së re do të shkohet për vetëm 22 minuta. Për ndërtimin e saj, sipas Ballukut do të punësohen 2200 punonjës.

“Pas një periudhe të gatë rreth 3 vite në firmosjen e marrëveshjes së rehabilitimit të hekurudhës Tiranë -Durrës. Projekti dhe lidhja me aeroportin e Rinasit është prioritet i qeverisë. Linja hekurudhore është e ngarkuar për sa i përket trafikut të pasagjerëve dhe mallrave.  Ne kemi në projekt dhe rehabilitimin e Vorë-Hani i Hotit dhe Pogradec-Korçë duke shtuar edhe Korçë-Kapshticë. Projekti parashikon rehabilitimin nga stacioni i Durrësit që është ekzistues deri tek stacioni i ardhshëm i trenit në Tiranë, që është një projekt që po dizenjohet nga Bahskia Tiranë  dhe ndërtimi i një linje të re hekurudhore prej 5.7 km që do të lidh nyjen me aeroportin e Rinasit. Arteria e re hekurudhore do të sjellë lëvizjen e pasagjerëve drejt aeroportit duke lehtësuar trafikun nga përdorimin i mjeteve private si dhe do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve Tiranës dhe Durrës gati në 22 minua dhe nga Tirana në Rinas për 12 minuta. Do të punësohen 2200 punonjës.  Punimet do të përmbyllen në verë të 2023 ose për 30 muaj,”- tha Balluku.

Për projektin në fjalë, kanë marrë pjesë 22 kompani dhe duke parë kriteteret është shpallur fituese, kompania italiane INC SPA.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hekurudha tirane durres edi rama hekurudha tirane durres

Sondazh

Poll