Politike

“Defender 21”/ Meta mbledh për 30 minuta zyrtarët e Këshillit të Sigurisë në Presidencë, diskutohet mbi stërvitjen e

3 Shkurt 2021, 15:31 Nga DOSJA
“Defender 21”/ Meta mbledh për 30 minuta zyrtarët e

TIRANË– Presidenti Ilir Meta, nën cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare thirri sot në një takim të zhvilluar në Presidencë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e opozitës, Lulzim Basha , ministrat Niko Peleshi e Bledi Çuçi, si edhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim. 

Në prag të fillimit të një prej stërvitjeve më të mëdha të ushtrisë amerikane në Evropë, “Defender 21” dhe në kuadër të ardhjes së 6000 trupave ushtarake nga vendet e NATO-s dhe shtete të tjera aleate që do të stërviten në Shqipëri, drejtuesit e institucioneve kryesore të sigurisë kombëtare, u bënë bashkë në Presidencë.

Në takimin që ka zgjatur vetëm 30 minuta, siç bënë me dije edhe palët prezente u diskutua mbi masat përgatitore në lidhje me fazën përmbyllëse të stërvitjes së 6000 trupave ushtarakë në vendin tonë, që do të zhvillohet gjatë muajit maj të këtij viti. 

Në lidhje me takimin që është zhvilluar në Presidencë ka reaguar Ambasadorja Yuri Kim, e cila në një postim në rrjetet sociale, ka falenderuar Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin Peleshi për pritjen e tyre sot në Presidencë ku u zhvillua dhe takimi për çështje sigurie.

Vetë Presidenti Meta falenderuar për SHBA-të, për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në çdo fushë duke shtuar se në takim u mblodhën për të diskutuar rreth masave përgatitore të përmbylljes së stërvitjes më të madhe në Ballkan.

Ajo që ra në sy ishte edhe pozicionimi i liderëve politikë në tavolinë. Si rrallë herë Rama, Basha e Meta ishin pranë njëri-tjetrit. Dy kryetarët e partive më të mëdha në vend ishin vendosur përballë, por asnjëherë nuk e panë njëri-tjetrin në sy. Ishte Basha ai që ngrinte kokën herë pas here për të parë nga Kim, por Rama s’e ngriti kurrë kokën nga shkresat që kishte në duar.

Pas përfundimit të takimit i pari që ka dalë nga presidenca ka qenë Rama, më pas Basha e në fund ambasadorja Yuri Kim.

Këtë vit në Shqipëri do të zhvillohet stërvitja më e madhe shumëkombëshe e quajtur “Defender 21”. Gjashtë mijë ushtarë amerikanë do të mbërrijnë në Shqipëri në periudhën fund Maji-Qershor të këtij viti. Shqipëria do të përfshijë ushtrinë e saj në organizimin e këtij eventi të madh.

(a.k;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta lulzim basha takimi ne presidence yuri kim edi rama ilir meta lulzim basha takimi ne presidence yuri kim

Sondazh

Poll