Politike

“Shqipëria fiton më 25 prill”, Lulzim Basha: Unë e kam mundur Edi Ramën dhe shqiptarët e dinë!

3 Shkurt 2021, 14:42 Nga DOSJA
“Shqipëria fiton më 25 prill”, Lulzim Basha: Unë e

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i bindur se në zgjedhjet e 25-prillit do të jetë kryeministër i Shqipërisë.

Në një intervistë për Abcnews, Basha tha se ai e ka mundur Edi Ramën, dhe fati i Shqipërisë do të vendoset në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Bashës, asgjë nuk mund të ndryshojë pa larguar Edi Ramën nga pushteti.

Shikoni këtu nuk ka asgjë personale sepse në rrafshin personal unë jo vetëm e kam sfiduar por dhe e kam mundur Edi Ramën dhe këtë e mbajnë mend të gjithë banorët e Tiranës dhe të gjithë shqiptarët. Këtu ka diçka shumë më të madhe, është fati i shqiptarëve, është fati i Shqipërisë dhe fati i shqiptarëve që vendoset më 25 Prill, prandaj përballja është midis gjithë shqiptarëve dhe Shqipërisë dhe një njeriu që kërkon ta mbajë peng pasi ka pasur 8 vite të gjitha instrumentat e pushtetit në dorë, është njeriu që ka pasur më shumë pushtet se Enver Hoxha dhe ka dështuar në çdo fushë. Me thoni ju çfarë mund t’i ofrojë më Edi Rama shqiptarëve?! Dhe çdo shqiptar e di që pa larguar atë, asgjë nuk do të ndryshojë. Asgjë nuk mund të ndryshojë pa larguar Edi Ramën. Ndaj hapi i parë është largimi i tij i cili do të ndodh në 25 prill, po do të humb Edi Rama por do të fitojë Shqipëria. Do të fitojnë shqiptarët, do të fitojnë të rinjtë, do të fitojnë pensionistët, do të fitojnë mjekët, infermierët, pedagogët, mësuesit. Do të fitojë Shqipëria. Kjo është përballja dhe kjo nuk është retorikë, por realiteti me të cilën unë ndeshëm ditë për ditë. Kam takuar gjatë këtyre ditëve, javëve, muajve, pavarësisht prej kufizimeve të COVID-it qindra mijëra qytetarë kudo, ka një entuziazëm në rritje, e shikoni edhe në sondazhet që publikohen, sigurisht ato që qeveria nuk arrin t’i manipulojë, opozita ka një mbështetje plebishitare, njerëzit mezi presin ndryshimin, partia demokratike ditë për ditë zmadhojnë përkrahjen popullore dhe me 25 prill Shqipëria fiton, partia demokratike dhe aleatët fitojnë, Rama humb dhe ky është konkluzioni i 8 viteve të dështimeve të tij”,  tha Basha.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll