Politike

Safet Gjici merr fushtatë të re, urdhër ultimatum punonjësve: Hiqni plepat se janë të rrezikshëm. I gjithë Kukësi të m

3 Shkurt 2021, 15:46 Nga DOSJA
Safet Gjici merr fushtatë të re, urdhër ultimatum

KUKËS– Kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, së fundmi ka ndërmarrë një fushatë, për të mbjellë masivisht pemë blini në këtë qytet. Ditën e sotme teksa ka marrë pjesë në mbledhjen e disa pemëve, Gjici ka urdhëruar që i gjithë qyteti të mbillet me blir.

Madje ai ka thënë që të hiqen edhe plepat pasi sipas tij nuk sjellin asnjë aromë, ndërsa bliri pastron qytetin. 

“Besim, të gjithë qytetin e Kukësit vetëm me blin. Të na mbështesni në këtë fushatë madhore. Ta mbushim të gjithë Kukësin me blin. Siç ke mbjellë 20 blina këtu, në të gjitha çerdhet dhe kopështet blina. Do t’i heqim edhe plepat, nuk sjellin ndonjë aromë, nuk e pastrojnë qytetin, janë të rrezikshëm. Ndërsa blinin e dimë ne cilësitë që ka, e pastrojnë dhe ajrin dhe të gjitha. Besim lulishtet, s’ka më gjumë. Ata që flenë le të rrijnë në gjumë, ne vazhdojmë. Blina, vetëm blina, do fillojë tani fushata e mbjelljes. Ato plepat me i heq”– ka thënë Gjici.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike safet gjici safet gjici

Sondazh

Poll