Politike

“110 mijë vende të reja pune”, Lulzim Basha: Synimi i PD-së është dyfishimi i të ardhurave të shqiptarëve

3 Shkurt 2021, 14:52 Nga DOSJA
“110 mijë vende të reja pune”, Lulzim Basha: Synimi i

TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka premtuar edhe njëherë 110 mijë vende të reja pune nëse vjen në pushtet më 25 prill.

Në një intervistë për Abcnews, Basha tha se synimi i Partisë Demokratike është dyfishimi i atë ardhurave për familjet shqiptare brenda dy mandateve.

Ndër të tjera ai ka premtuar dhe rritjen e investimeve të brendshme deh të jashtme në Shqipëri.

“Synimi ynë politik është dyfishimi i të ardhurave të shqiptarëve. Ne besojmë se me programin tonë ekonomik, do të kthejmë, jemi të bindur që do të kthejmë rritjen ekonomike në Shqipëri, investime të brendshme dhe të huaja në nivele të para katastrofës së 8 viteve të Edi Ramës dhe sipas gjithë përllogaritjeve tona këto do të mundësojnë që ekonomia të garantojë një rritje të tillë të punësimit dhe të mirëqenies që brenda një periudhe jo më shumë se 8 vjeçare pra brenda 2 mandateve ne të arrijmë të dyfishojmë të ardhurat e shqiptarëve”, tha ndër të tjera Basha.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike 110 mijë vende të reja pune lulzim basha 110 mijë vende të reja pune lulzim basha

Sondazh

Poll