Aktualitet

Plani i COVAX, si do të ndahen vaksinat për Ballkanin Perëndimor (TABELA)

3 Shkurt 2021, 15:43 Nga DOSJA
Plani i COVAX, si do të ndahen vaksinat për Ballkanin Perëndimor

TIRANE– Publikimi i planit paraprak të COVAX mbi shpërndarjen e vaksinave kundër COVID19, ka ngjallur shpresë. Edhe pse jo në sasitë që priteshin, COVAX do të shpërndajë në gjysmën e parë të vitit 2021, një total prej 240 milion dozash nga Astra Zeneca, ndërsa Shqipërisë i është ndarë një total prej 141 mijë e 600 dozash. Shpërndarja do të nisë së shpejti dhe do të përfshijë gjysmën e parë të këtij viti. Përtej faktit se me këto shifra, Shqipëria nuk do të arrijë dot të vaksinojë më shumë se 70 mijë persona deri në qershor, shpërndarja e COVAX, përfshin edhe disa vende të rajonit. 

Por si është shpërndarja sipas vendeve?

Bosnje dhe Hercegovina ka siguruar 153,600 doza të AstraZeneca dhe 23,400  doza të Pfizer

Mali i Zi ka siguruar 84 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Kosova ka siguruar 100.800 doza të AstraZeneca

Maqedonia e Veriut ka siguruar 103 mijë e 200 doza të Astra Zeneca

Serbia ka siguruar 345 mijë e 600 doza të Astra Zeneca.

Ky është plani paraprak i COVAX, ndërsa në gjysmën e dytë të vitit, organizata ka në fokus shpërndarjen e të tjera dozave të vaksinës.

Çfarë është vaksina e AstroZeneca?

Vaksina e AstraZenecas që pritet të vijë në Shqipëri përmes COVAX, sipas kompanisë ka një efektivitet rreth 90%, duke u bërë vaksina e tretë e rëndësishme në luftën kundër COVID19. Kompania është zotuar se do të ketë gati 700 milionë doza për të shpërndarë në fund të çerekut të parë të vitit 2021. Vaksina e AstraZeneca është me dy doza, dhe sipas studimeve në Britani dhe Brazil ku ka nisur vaksinimi, pacienti merr gjysmë doze herën e parë dhe një dozë të plotë pas një muaji.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet programi covax vaksina e covax programi covax vaksina e covax

Sondazh

Poll