Aktualitet

COVAX publikon planin e shpërndarjes së vaksinave, Shqipëria merr 141 mijë e 600 doza të AstraZeneca

3 Shkurt 2021, 14:58 Nga DOSJA

GJENEVË–  Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike, Aleanca për Vaksina (GAVI),  dhe OBSH-ja si  bashkudhëheqëse të programit ndërkombëtar COVAX,  ka publikuar planin e shpërndarjes së vaksinave AstraZeneca dhe Pfizer.

Sipas planit paraprak, për Shqipërinë është planifikuar që nga COVAX të përfitojë 141 mijë e 600 doza të vaksinës së AstraZeneca, ndërsa për Kosovën planifikohet 100 mijë e 800 doza, sërish nga kompania farmaceutike AstraZeneca.

Në listën e publikuar nga COVAX,   në porpocion me numrin e popullsisë, Shqipëria është vendi i dytë pas Armenisë që merr më pak doza të vaksinës.

Skema e ndarjes së vaksinave e programit COVAX ka caktuar të paktën 330 milion doza të vaksinave COVID-19 për vendet e varfëra deri në gjysmën e parë të vitit 2021. Si fillim plani përfshin  240 milion doza fillestare të vaksinës AstraZeneca nga Oksfordi , 96 milion doza të së njëjtës firmë, shtuar 1.2 milion doza të vaksinës Pfizer -BioNTech. Në raportin paraprak është thënë se vaksinat për vendet pjesëmarrëse në program do të shpërndahen këtë vit, por pa u përmendur data fillestare e nisjes këtij procesi.

Dozat e shpërndara nga COVAX pritet të mbulojnë mesatarisht 3.3% të popullsisë së përgjithshme nga 145 vendet pjesëmarrëse. Ky numër i kufizuar i vaksinave vjen pas vonesave të prodhimit të vaksinave të kompanisë Pfizer.

Shqipëria është në grupin e vendeve që ka firmosur me COVAX, një nismë ndërkombëtare që synon të bashkojë burimet midis kombeve të pasura dhe të varfra, për të siguruar një qasje më të barabartë të vaksinave në të gjithë botën.  190 vende të botës marrin pjesë gjithesej në Programin COVAX, i cili u shpall prillin e kaluar.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet programi covax shqipëria merr 141 mijë e 600 doza vaksina astrazeneca vaksinimi ne shqiperi programi covax shqipëria merr 141 mijë e 600 doza vaksina astrazeneca vaksinimi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 3 Shkurt 2021, 12:39

TIRANË– Kur kanë kaluar 2 ditë nga atentati ndaj Shkëlzen Kastratit në fshatin Sheq të Fierit, Policia e Shtetit ende nuk ka një të dyshuar kryesor. Grupi ...