Aktualitet

Ura e lumit Drojë dëmtohet seriozisht 2 vite pas ndërtimit të saj, banorët e fshatit tepër të shqetësuar: Ndërhyni menj

3 Shkurt 2021, 15:15 Nga DOSJA
Ura e lumit Drojë dëmtohet seriozisht 2 vite pas ndërtimit

Reshjet e shumta të stinës së dimrit dhe prurjet e medha ne lumin Droje kanë dëmtuar seriozisht këmbet e urës së tij. Sipas banorëve situata në këtë urë është alarmante, referuar dhe faktit se mjetet e tonazhit të rëndë qarkullojnë në mënyrë të pandërprerë në rrugën e cila ka pësuar gërryerje të mëdha në këmbët e saj.

E ndërtuar dy vite më parë pas shembjes së saj në vitin 2017, pas rrëzimit të së cilës thuajse banorët e disa fshatrave mbeten të izloluar, tani mbart probemin e një rreziku të madh. Prurjet e lumit Drojë dhe marrja pa kriter e inerteve në shtratin e këtij lumi, sollën të tilla problematika. Rrjedha e lumit ka devijuar në njërin krah, aty ku dhe dëmet janë të medha, bazamenti i shtratit është thelluar duke gërmuar njërën këmbë të urës dhe duke sjkaktuar njëkohësisht në një perimeter të gjatë rënjen e dherave. Siç dhe duket nga pamjet gërryerjet janë afruar dhe banesave.

Ura mbi lumin Drojë ndan dy njësite administrative të Kurbinit dhe Krujës, ndërsa rikonstruksioni i saj është realizuar nga një kompani private. Apeli i banorëve është ndërhyerja e menjëhershme nga institucionet për të mbrojtur nga dëmtimi total urën, me investim në barrierat e saj përgjatë shtratit me qeëllim për t’i paraprirë një mbrojtjeje nga rreziku i rënjes së saj.

Marrë nga Faxweb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ura e lumti droje ura e lumti droje

Sondazh

Poll