Sport

Në radhët e “los colchoneros”, edhe ylli portugez Zhoa Feliks me Covid-19!

3 Shkurt 2021, 11:18 Nga DOSJA
Në radhët e “los colchoneros”, edhe ylli portugez Zhoa

SPANJE – Klubi kryeqytetas Atlétiko i Madridit, ka njoftuar këtë të mërkurë se fantazisti portugez Zhoao Féliks ka rezultuar i infektuar me koronavirus, pas testeve PCR të kryera në skuadrën e “los colchoneros”.

“Sulmuesi mbetet i izoluar në shtëpinë e tij në përputhje të plotë me rekomandimet e autoriteteve shëndetësore dhe protokollin e LaLiga,”- shkruhet në njoftimin zyrtar të klubit të madrilène të Atletikos.

Mesfushori portugez, i cili ka zhvilluar 25 ndeshje në radhët e Atletikos, duke shënuar edhe 9 gola, do të jetë një mungesë e rëndësishme për trajnerin Simeone, për ndeshjen e radhës ndaj Celta Vigos.

Zhoao do t’u bashkohet grupit të “të sëmurëve” me koronavirus më herët, Janik Karrasko dhe Mario Hermoso, të cilët nuk ishin të disponueshëm për ndeshjen kundër Kádizit. Kjo treshe do të vazhdojnë të mungojë, deri sa tamponët e tyre të rezultojnë negativë.

B.T (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletiko madrid klubi kryeqytetas klubi madrilen trajneri simeone ylli portugez zhoa feliks atletiko madrid klubi kryeqytetas klubi madrilen trajneri simeone ylli portugez zhoa feliks

Sondazh

Poll