Sport

Leo Mesi nuk fal, pesë drejtues të Barçës në dyert e gjykatës për publikimi i kontratës

3 Shkurt 2021, 10:52 Nga DOSJA
Leo Mesi nuk fal, pesë drejtues të Barçës në dyert e

SPANJE – Publikimi nga “El Mundo” i kontratës së Lionel Mesit, me gjasa nuk do të kalojë pa pasoja në kampin katalan. Sipas përfaqësuesve ligjorë të argjentinasit, ai do të ngrejë padi kundër pesë personave, të cilët Mesi i akuzon për publikimin e dokumentit privat, që në fakt përbën një krim penal.

Ata janë Josep Maria Bartomeu (ish-presidenti i Barçës), Carles Tusquets (presidenti aktual i Komitetit të Menaxhimit), Jordi Mestre (ish-nënkryetari për çështjet sportive), Òscar Grau (CEO i klubit) dhe Romà Puntí (shefi i shërbimeve juridike të Barçës) .

Të gjithë këta persona kanë patur mundësi për ta parë kontratën dhe dikush prej tyre, ka abuzuar dhe nuk ka ruajtur konfidecialitetin, duke ia dhënë këto dokumenta gazetës “El Mundo”, e cila gjithashtu do të paditet për publikimin e saj.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona drejtuesit e klubit katalan ish-presidenti i barcelones lionel mesi ylli argjentinas barcelona drejtuesit e klubit katalan ish-presidenti i barcelones lionel mesi ylli argjentinas

Sondazh

Poll