Sport

Migen Memelli në krye të pankinës korçare, trajneri i ri i Skënderbeut!

3 Shkurt 2021, 09:59 Nga DOSJA
Migen Memelli në krye të pankinës korçare, trajneri i ri i

KORÇE – Ish-sulmuesi i njohur Migen Memelli, do të jetë trajneri i ri i skuadrës korçare të Skënderbeut. Tekniku 40-vjeçar, i cili ka punuar me ekipet e moshave të Tiranës dhe ka drejtuar për disa javë skuadrën e Laçit, do të zëvendësojë në krye të pankinës korçare Julian Ahmatajn, i cili dha dorëheqjen pas humbjes 0-4 ndaj Kukësit.

Më së fundmi, dilemat janë zgjitur edhe për presidentin Takaj, i cili ka gjetur dakortësinë për të vazhduar së bashku me Memellin deri në përfundimin e kampionatit të 82-të të Superiores. Pas 17 javësh garë, Skënderbeu renditet në vendin e fundit me 12 pikë, por me golaverazh më të dobët sesa skuadra ballshiote.

Sipas burimeve të sigurta të “Dosja.al”, rrëfejnë se sot rreth orës 14, do të bëhet edhe prezantimi i Migen Memellit para skuadrës, si trajnerit të ri i Skënderbeut. Më pas do të mësohet edhe përbërja e stafit të ri teknik të skuadrës korçare, ku Gentian Liçaj, ishte i komanduar për të vazhduar punën me skuadrën.

B.T (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport julian ahmataj migen memelli presidenti takaj skenderbeu skuadra korcare julian ahmataj migen memelli presidenti takaj skenderbeu skuadra korcare

Sondazh

Poll