Bota

“El Chapo” dënohet me burgim të përjetshëm. Ja burgu i ‘monstrave’ që i bashkohet mbreti i drogës

13 Shkurt 2019, 12:37 Nga DOSJA

Lordi meksikan i drogës, Joaqin ‘El Chapo’ Guzman  u shpall fajtor dje më 12 Shkurt nga gjykata e Brooklyn dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

“El Chapo” do kalojë vitet që i kanë ngeluar në  burgun e ‘Alcatraz’, një prej burgjeve me famëkeq dhe me sigurinë më të lartë në botë.

Meksikani gjithashtu njihet dhe për 2 arratisjet e tij të famshme nga burgjet e Meskikës, por shansen e tij për t’u arratisur nga USP Florence ADMAX, burgu i ashtuquajtur “Alcatraz”  do jenë praktikisht zero.

Të burgosurit kalojnë 23 orë në ditë brenda qelive, duke mos patur kështu asnjë lloj kontakti me botën e jashtme.

Pavarësisht se ku po përfundon, Guzmani ka të ngjarë të izolohet totalisht. Qelia e tij ndoshta do të kontrollohet shpesh dhe gjërat personale të tij kontrollohen rregullisht. Autoritetet federale gjithashtu do të monitorojnë komunikimet e tij, dhe ai ka të ngjarë të kontrollohet dhe shoqërohet nga oficerë të shumtë sa herë që të hyjë dhe të largohet nga qelia e tij.

‘Alcatraz’ mban brenda vetes kriminelë nga më të rrezikshmit në botë, ku bëjnë pjesë terrorista, vrasës serial por gjithashtu dhe anëtarë të bandave rivale të drogës.

Ai do ndajë burgun me njerëzit e botës se krimit më të frikshëm të ShBA-ve, siç është njeriu që planifikoi sulmin me bombë në Qendrën Tregtare Botërore në New York në vitin 1993.

El Chapo do jetë totalisht i izoluar si nga jashte dhe brënda në Alcatraz dhe do jetë shumë e vështirë të dërgojë në 3 numrin e arrative.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota alcatraz burgim i perjetshem burgu el chapo alcatraz burgim i perjetshem burgu el chapo

Sondazh

Poll

Bota 12 Shkurt 2019, 18:52

Evropë të lutem zgjohu!

Duket se Evropa po kalon një krizë identiteti dhe destabiliteti po ndihet çdo ditë dhe më shumë. Por ajo që dallon më tepër janë  ndarjet pro dhe kundër ...