Politike

Konventa/ Kryemadhi: Do shërojmë Shqipërinë, Vetting për çdo anëtar dhe përfaqësues të LSI

4 Maj 2019, 10:46 Nga DOSJA
Konventa/ Kryemadhi: Do shërojmë Shqipërinë, Vetting

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka mbledhur sot Konventën e partisë në pallatin e Sportit, Asllan Rusi.

Kryemadhi e nisi fjalën e saj me ironi, kur tha se “si fallxhore që është”, e ka parashikuar të ardhmen shumë të ndritur pa kryeministrin Edi Rama.

Deklarata e Kryemadhit lidhet me epitetin që kryeministri Rama i ka vendosur prej disa muajsh. Në daljet publike, Rama i referohet Kryemadhit si “doktoreshë shkencash” ose “fallxhore”.

Kryemadhi, garantoi se LSI do të shërojë Shqipërinë. “LSI është si doktori që do të shërojë të sëmurin e përhershëm, për të shëruar sëmundjen kronike që Shqipëria ka 30 vjet në tranzicion që e kalon, edhe si doktoreshë edhe si fallxhore e parashikoj të ardhmen e Shqipërisë, të ndritur të begatë, pa Edi Ramën kryeministër”,-u shpreh ajo. 

Bashkëshortja e Presidentit Ilir Meta, prej 2 vitesh në krye të LSI, thumboi socialistët me një poezi të ikonës së PS, Dritëro Agolli, mbi forcën e reagimit dhe përgjegjësinë e politikës.

Kjo Konventë i shërbeu LSI, për të shpallur edhe një vendim tjetër politik. Kryemadhi tha se kjo forcë politike do të jetë model për të tjerët, pasi do të arrijë, që të kalojë në Vetting, të gjithë anëtarët dhe përfaqësuesit e saj.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama konventa e lsi monika kryemadhi vetting ne lsi edi rama konventa e lsi monika kryemadhi vetting ne lsi

Sondazh

Poll