Politike

BE-BERZH japin 100 mln euro për turizmin/ Rama: Shqipëria vuan nga perceptimi i gabuari i të huajve

4 Maj 2019, 09:45 Nga DOSJA
BE-BERZH japin 100 mln euro për turizmin/ Rama: Shqipëria vuan nga

SHQIPËRI– Projekti i ri i turizimit BE-BERZH do investojë një fond prej 100 milionë eurosh në vendin tonë.  Të pranishëm në prezantimin e projektit ishte ambasadori i BE Luigi Soreca dhe drejtori i të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Suma Chakrabarti.

Në fjalën e tij, Soreca deklaroi se projekti i përbashkët BE – BERZH do të zbatohet kryesisht në nivel vendor. Ndërsa Chakrabarti tha se punën që do të bëhet do të zhvillohen bizneset e vogla dhe ato mikro.

Një fjalë mbajti edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se Shqipëria nuk do të ishte i njëjti vend që është sot, pa mbështetjen e BERZH.

Rama tha tha se Shqipëria ka dyfishuar numrin e turistëve në 5 vjet dhe se ky numër është rritur edhe në raport me një vit më pare duke ndryshuar edhe preceptimin e turistëve.

“Ministri superoptimist i turizmit dhe mjedisit, që është që ne në 5 vjet kemi arritur të dyfishojmë numrin e turistëve. Kur them ne, Shqipëria ka arritur ta dyfishojë, ne kemi pasur një rol jo të vogël në këtë rritje. Duke parë sot shifrat e prillit në krahasim me një vit më parë, kemi përsëri një rritje. Duke krahasuar dhe 4 muajt e këtij viti me 4 muajt e parë të vitit të kaluar kemi përsëri një rritje. Sa më shumë turistë, aq më shumë njerëz do të kemi jashtë vendit tonë do të thonë të vërtetën për Shqipërinë, e cila ka vuajtur dhe vuan nga perceptimet e krijuara pa e njohur atë nga afër”, tha Rama.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama luigi soreca projekti 100 mln euro per berzh projekti i berzh suma chakrabarti edi rama luigi soreca projekti 100 mln euro per berzh projekti i berzh suma chakrabarti

Sondazh

Poll