Politike

Ethet e fushatës s’lëshojnë Durrësin, Vangjush Dako pritet të zëvendësohet nga një grua (Emrat)

4 Maj 2019, 08:04 Nga DOSJA
Ethet e fushatës s’lëshojnë Durrësin, Vangjush Dako

DURRËS– Misteri se kush do të jetë socialisti që do të garojë për Bashkinë e Durrësit është pranë fundit.

Kur më pak se një javë na ndan nga shpallja e kandidaturave për kandidatët e zgjedhjeve lokale, Dosja.al mëson se në Durrës PS ka vendosur të kandidojë një femër.

Pas vendimit të opozitës për të bojkotuar zgjedhjet, kryeministri Edi Rama ka vendosur që të tërheqë kandidaturën e Spartak Kovaçit dhe në vend të tij me shumë gjasë do të jetë një femër.

Deri më tani mësohet se po shqyrtohet mes ish-ministres Milva Ekonomi dhe deputetes së Durrësit Klodiana Spahiu. Një tjetër emër që po qarkullon prej kohësh është edhe ai i zv.ministres së Brendshme, Rovena Vodas.

Me tre emrat e rinj të zonjave që qarkullojnë brenda korridoreve të PS-së, duket se “mbretërimit” të Dakos në Durrës po i vjen fundit. Dako është në detyrë që prej vitit 2006. Së fundimi, emri i tij është përmendur nga opozita si i përfshirë në Dosjen “339”. Prej kohësh edhe opozita akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve me ndihmën e të cilëve ka blerë vota.

Megjithatë për të mësuar se cili do të jetë kandidati zyrtar për Durrësin dhe jo vetëm do të duhet të presim datën 13 maj, ditë kur edhe do të zyrtarizohen 61 emrat e socialistëve. 

Dy ditë më parë në mbledhjen e grupit të PS, Dosja.al ka mësuar se Rama është shprehur se deputetët duhet të ndihmojnë që të kandidohen personalitete dhe jo njerëz që nuk kanë lidhje me qytetin, apo me lidhjet e tyre me deputetët.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia durres kandidimi bashkia durres klodiana spahiu milva ikonomi rovena voda spartak kovaçi zgjedhjet lokale 2019 bashkia durres kandidimi bashkia durres klodiana spahiu milva ikonomi rovena voda spartak kovaçi zgjedhjet lokale 2019

Sondazh

Poll