Politike

Kriza politike/ Eurodeputetja Pack: Drejtësia është shumë problem, Vettingu është artificial

4 Maj 2019, 10:25 Nga DOSJA
Kriza politike/ Eurodeputetja Pack: Drejtësia është shumë

SHKODËR– Eurodeputetja Doris Pack ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Shkodër ku edhe foli mbi zhvillimet politike.

E pyetur për krizën politike në vend, Pack tha se politika nuk mund të qëndrojë mbi drejtësinë.

“Mandatet i lanë deputetët pasi nuk panë zgjedhje tjetër pasi nuk funksiononte Gjykata e Lartë. Vettingu po bëhet por është artificial. Teatri Kombëtar po prishet nga një artist siç e quan veten Rama. Drejtësia është shumë problem. Pa drejtësi nuk ka demokraci.”

Më tej, Pack ka treguar edhe historinë e një gruaje, e cila ishte larguar nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë për një të ardhme më të mirë për fëmijët e saj.

“Kam takuar një grua intelektuale që ka ardhur në Gjermani. Ajo tregoi atje vlerat e saj dhe kur e pyeta pse është larguar tha që është larguar pasi Shqipëria nuk i jep mundësi asaj dhe fëmijëve të saj. I bëj thirrje të rinjve që të shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për formim jashtë por kthehuni në Shqipëri.”

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike doris pack kriza politike shkoder teatri kombetar doris pack kriza politike shkoder teatri kombetar

Sondazh

Poll