Politike

Gjiknuri dhe Hajdari mbledhin Komisionin për Reformën Zgjedhore, Ruçi letër PD-së: Caktoni përfaqësuesin

4 Maj 2019, 09:28 Nga DOSJA
Gjiknuri dhe Hajdari mbledhin Komisionin për Reformën Zgjedhore,

TIRANE- Dy bashkëkryetarët e  Komisionit të Reformës Zgjedhore Damian Gjiknuri e Rudina Hajdari do të zhvillojnë të martën mbledhjen e parë pas djegies së mandateve nga ana e opozitës.

Përmes një letre drejtuar PD-së,  sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, Genci Gjoncaj, kërkon nga demokratët të dërgojnë emrin e vëzhguesit, i cili sipas ndryshimeve të miratuara në seancë plenare, do të gëzojë të njëjtat të drejta që u përkasin dy bashkëkryetarëve.

“Jeni të ftuar të caktoni një përfaqësues të subjektit tuaj politik, për të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit,” thuhet në letrën që Kuvendi i ka dërguar sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Gazmend Bardhit.

Komisioni i Reformës zgjedhore do të mblidhet ditën e martë në 17:00 në Kryesinë e Kuvendit. Gjatë mbledhjes pritet që të miratohet axhenda e punës së komisionit në vijim, ekspertët dhe kërkesa për mbështetje me ekspertizë nga OSBE për sistemin zgjedhor.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike damian gjiknuri komisioni për reformën zgjedhore reforma zgjedhore rudina hajdari damian gjiknuri komisioni për reformën zgjedhore reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll