Politike

Basha nga Lezha: Beteja përfundimtare më 11 maj, Ramës i mjaftojnë selfie-t me Vuçiç

4 Maj 2019, 10:06 Nga DOSJA
Basha nga Lezha: Beteja përfundimtare më 11 maj, Ramës i

LEZHË– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vizitoi sot Lezhën ku zhvilloi një takim me qytetarët Lezhës. Në fjalën e tij Basha theksoi se beteja përfudnimtar eme kryeministrin Edi Rama do të jetë më 11 maj. Basha u shpreh se në momentin që do të vijë në pushtet do të fokusphet tek ulja e taksave dhe se do t’u japë fermerëve përparësi.

Kryedemokrati tha se në Shqipëri është mallkim të merresh me bujqësi dhe blegtori.

“Rënia dramatike e praktikave bujqësore, ka çuar në braktisjen e fshatit. Në Fier, stoku i lopëve ka rënë me 80%. Pse? Të merresh me blegtori dhe bujqësi është mallkim, jo vetëm që nuk nxjerr lekë, por duhet të futësh lekë që të mbash këto investime. Shkatërroi skemën e subvencioneve. Ka braktisur fermerin Edi Rama. Ngritja e mekanizmave për të eksportuar prodhimet shqiptare. Fut gjithë prodhimet e Serbisë, Maqedonisë dhe nuk çon asnjë prodhim aty. Kur Edi Rama bën selfie me Vuçiç, aq i duhet. Prodhimet shqiptare do të jenë të parat,”- tha Basha ndër të tjera.

Më pas kreu i PD-së, tha se në momentin që ai do të vijë në pushtet do t’u heqë të gjitha paratë oligarkëve dhe do t’ua japë studentëve dhe të rinjve shqiptarë. Basha tha se Rama nuk i do njerëzit këtu, por i do jashtë Shqipërisë.

Rama nuk do Shqipërinë e zhvillimit, por të përjashtimit. Ramës i ka ikur truri, është i coroditur dhe i shkëputur nga realiteti. Ai i do njerëzit të ikin jashtë vendit, jo të rrinë këtu. Rinia po e braktis vendin, ndërsa edhe forca punëtore e mbetur është më pak e kualifikuar. Shqipëria sot është në një realitet të tmerrshëm, ku Rama dhe banda e tij janë në pushtet e vjedhin paratë e shqiptarëve me koncesione, ndërsa njerëzit e ndershëm vuajnë.

PD ka një program të qartë. Ne do të sjellim ndryshimet që i duhen Shqipërisë, për një demokraci gjithëpërfshirëse. Kemi një program të qartë ekonomik dhe social, që shqiptarët të mos vuajnë më për bukën e gojës. Beteja jonë është më shumë se elektorale. Beteja jonë është për jetë a vdekje për demokracinë shqiptare. Protesta e 11 majit, do të jetë beteja vendimtare. Nuk ia dorëzojmë krimit Shqipërinë!

Në fund të kësaj beteje e pret një qeveri dhe një kryeministër që do vendosë taksa më të ulëta në funksion të një prioriteti absolut të PD, punësimin, punësimin. Kjo është masa e parë stabilizuese por kemi një vizion të plotë për ta kthyer punësimin në një realitet të prekshëm.

Duhet ta kthejmë Shqipërinë në vendin më tërheqës për investimet e huaja. Potenciali është këtu. Evropa do ketë nevojë për 2 mln vende të reja pune. Duhet t’i japim fund korrupsionit, duhet të trajnojmë, në të gjitha fushat profesionistë.

Do heqim taksën nga karburantet. Taksat më të ulëta, çmimin më të ulët të energjisë dhe punësimi prioritet absolut i PD. Të nisim trajnimin në fushat profesioniste të të rinjve në fushën e teknologjisë së Informacionit. Laboratorë më kompjuter dhe internet në shkolla. Vetëm 50% e nxënësve në auditor dhe 50% në praktikë. Ne e kemi këtë vizion. Gjithë infrastruktura e universiteteve të rinovohet krejtësisht brenda dy viteve dhe e konvikteve. Në planin tonë kërkohen 75 mln euro. Ndërsa sot është shpenzuar 1.7 miliard euro. Do ua marrim këto para oligarkëve që vjedhin.

Unë e di që kanë frikë dhe iu them bëni mirë të keni frikë sepse kjo do të bëhet me ndihmën e Zotit, bashkimin e shqiptarëve.

Brenda 4 viteve të para, mijëra mundësi për profesionit të të gjitha fushave, do e kthejmë këtë vend në inkubatorin më të rëndësishëm të informacionit. në Ballkan udhëheqëse në fushën e TIK. Për infermierët pagat do t’i bëjmë 700 euro. Do ulim naftëm me 30 lekë, do sjellim në Shqipëri taksën e sheshtë,”- përfundoi kryedemokrati Basha

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne lezhe edi rama investimet tek fermeret lulzim basha partia demokratike premtimet e bashes basha ne lezhe edi rama investimet tek fermeret lulzim basha partia demokratike premtimet e bashes

Sondazh

Poll