Bota

Ish-udhëheqësit e Kosovës të akuzuar në Hagë kanë bërë katër kërkesa për mbështetje financiare

3 Shkurt 2021, 10:59 Nga DOSJA
Ish-udhëheqësit e Kosovës të akuzuar në Hagë

KOSOVË-Avokatët e ish-udhëheqësve të Kosovës, të akuzuar nga Gjykata në Hagë, për krime lufte kanë të bërë katër kërkesa për mbështetje financiare në mbrojtjen juridike nga shteti i Kosovës.

Sipas Insajder, Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se bazuar në Ligjin për mbrojtje juridike dhe mbështetje Finaciare të personave të akuzuar në procesin gjyqësor pran Dhomave të Specializuar janë shqyrtuar deri më tani katër kërkesa për mbulim e shpenzimeve të mbrojtjes juridike, por nuk kanë dhënë detaje se për kë bëhet fjalë apo sa është shumë e ndarë.

Deri më tani Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur aktakuza për krime lufte ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Salih Mustafa, ndërsa ndaj udhëheqësve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, për “pengim të drejtësisë”. Ndërkohë deri me tani, për të mbështetur mbrojtjen juridike të të akuzuarve nga Gjykata Speciale, Kosova ka vënë në dispozicion rreth 20 mililonë euro.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage kosove kosova ne hage kosove

Sondazh

Poll