Bota

LVV-ja hap zyrtarisht fushatën në Prishtinë, deputeti Vitia: Fitorja jonë është e sigurt

3 Shkurt 2021, 09:55 Nga DOSJA
LVV-ja hap zyrtarisht fushatën në Prishtinë, deputeti Vitia:

KOSOVË-Lëvizja Vetëvendosje ka bërë hapjen zyrtare të fushatës elektorale në Prishtinë. Arben Vitia, kandidati i LVV-së për deputet si kryetari i Degës së kësaj partie në Prishtinë, ka deklaruar se për shkak të pandemisë, hapje e fushatës nuk është bërë me tubime.

“Jemi një pjesë e kandidatëve për deputetë nga lista e LVV-së dhe e Vjosa Osmanit me numër 127 dhe në kushte të cilat gjendemi pra në situatë të jashtëzakonshme, e kemi filluar kështu pasi nuk mund të bëjmë hapje me tubime”, ka thënë.

Po ashtu ai ka thënë se ndodhet aty me kadidatë të tjetër të LVV-së dhe Vjosa Osmanit, ku do të takohet me qytetarët.

“Fitorja e 14 shkurtit për LVV është e sigurt, dhe deri më 14 shkurt në mënyrë të dinjitetshme secili prej kandidatëve tonë në çdo lagje do të shkojmë të takojmë qytetarët në mënyrë kjo fitore të jetë sa më substanciale dhe sa më bindëse. Ju uroj qysh tani fitoren që e presim më 14 shkurt,”-ka thënë Vitia.

Vetëm 10 ditë nga zgjedhjet/ Nis zyrtarisht fushata elektorale në Kosovë, LDK-ja fillon e para, Kurti nuk heq dorë nga kandidimi, prezanton planin qeverisës

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll