Bota

Aktorja e njohur turke Neslihan Atagul, trishton fansat me deklaratën e saj: Kam nevojë për pak pushim kur bëj dy hapa lodhe

3 Shkurt 2021, 10:51 Nga DOSJA
Aktorja e njohur turke Neslihan Atagul, trishton fansat me deklaratën e

TURQI- Duket se lajmet që qarkulluan ditët e fundit në lidhje me aktoren turke Neslihan Atagul, janë të vërteta.

Yasemin.com raporton se kjo e fundit u dërgua me urgjencë në spital pasi kishte humbur shumë peshë dhe kishte probleme shëndetësore.

Për këtë arsye ajo u detyrua të shkëputej nga seriali që po transmetohet “Vajza e Ambasadorit” për shkak se nuk mund të vazhdonte më xhirimet.

Trupi im nuk është tolerant, kam nevojë për pak pushim” shprehet aktorja.

Aktorja vuan nga koliti spastik dhe doktorët turq paralajmërojnë se gjendja e Neslihan Atagul është shumë serioze dhe se duhet të bëjë shumë kujdes me ushqimin, duke përjashtuar ato që përmbajnë gluten.

Ajo ka dhënë dhe një deklaratë për gazetarët teksa u ndalua në shoqërinë e bashkëshortit të saj Kadir Dogulu.

”Siç e shihni unë jam mirë, por kur bëj dy hapa lodhem’’ – u shpreh ajo.

Duke qenë se shëndeti i saj nuk e lejon të marrë pjesë në serialin që po luante ajo është zëvendësuar nga aktorja tjetër shumë e njohur Tuba Buyuktusun.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota neslihan atagul neslihan atagul

Sondazh

Poll