Bota

KQZ-ja certifikon listën përfundimtare të votuesve në Kosovë, aprovohen mbi 102 mijë aplikues

3 Shkurt 2021, 10:45 Nga DOSJA
KQZ-ja certifikon listën përfundimtare të votuesve në

KOSOVË-Komisioni Qendror Zgjedhor ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt. Në këtë listë përfshihen edhe votuesit jashtë vendit. Sipas Insajderi, nga 130 mijë e 168 aplikues për regjistrim, KQZ-ja ka aprovuar 102 mijë e 100.

Lajmi është konfirmuar nga Valmir Elezi, zëdhënësi i këtij Komisioni, i cili ka thënë se lista përfundimtare e votuesve brenda përmban një milionë e 794 mijë e 862 emra të votuesve.

Pra, në këto zgjedhje janë 143 mijë e 6 votues më pak se në Zgjedhjet për Kuvend të 6 tetorit 2019, pasi nga kjo listë janë larguar 122 mijë e 421 votues të cilët posedojnë vetëm dokumente të identifikimit të lëshuara nga UNMIK-u, si dhe për shkak të largimit të 11 mijë e 86 të cilët janë konfirmuar se janë larguar nga skema pensionale për shkak të vdekjes”, ka thënë ai.

Bëhet e ditur se numri i Qendrave të Votimit në të gjithë vendin është 888 dhe gjithësej  ka dy mijë e 382 vende votimi. Ndërsa, në lidhje me votuesit nga jashtë Kosovës, mësohet se janë regjistruar gjatë periudhës së aplikimit nga 13 deri në 21 janar. Sipas Elezit janë refuzuar 28 mijë e 68 aplikues, për arsye të ndryshme, si mos dërgimi i formularëve të aplikimit për regjistrim.

“Arsyet e refuzimit janë të ndryshme, por pjesa më e madhe e tyre, 15 mijë e 933 aplikues janë refuzuar për shkak se kanë dërguar vetëm formularin e aplikimit për regjistrim, ndërsa 11 mijë e 164 aplikues janë refuzuar për shkak se nuk i kanë dëshmuar ose identitetin ose kriterin e zotësisë juridike dhe ose aplikacionet për regjistrim kanë qenë të panënshkruar”, tha ai

Vetëm 10 ditë nga zgjedhjet/ Nis zyrtarisht fushata elektorale në Kosovë, LDK-ja fillon e para, Kurti nuk heq dorë nga kandidimi, prezanton planin qeverisës

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll