Bota

Publikohen sondazhet për zgjedhjet në Kosovë, LVV-ja qëndron në krye

3 Shkurt 2021, 09:48 Nga DOSJA
Publikohen sondazhet për zgjedhjet në Kosovë, LVV-ja qëndron

KOSOVË-Kanë mbetur vetëm 10 ditë para zgjedhjeve në Kosovë. Ndërkohë, deri më tani janë publikuar sondazhe që kanë parashikuar partinë fituese. Në të gjitha sondazhet e publikuara deri më tani e renditur si parti e parë është Lëvizja Vetëvendosja, ndonëse me dallime në përqindje.

Në një sondazh të publikuar në Gazeta Express, në krye qëndron Lëvizja Vetë vendosje me mbi 50% të votave, ndërsa më pas vjen PDK-ja dhe LDK-ja. Sipas këtij sondazhi LVV-ja do të marrë 50.38 përqind të votave, PDK-ja 16.94, LDK-ja 15.97, AAK-ja 6.98 përqind dhe Nisma 2.95 përqind.

Sondazhi është kryer në 11 qytete në Kosovë që përbëjnë 62% të popullsisë, ndërsa në  vendet rurale ende po punohet. Qytetet ku është marrë sondazhi janë Prishtina, Prizreni, Mitrovica, Ferizaj, Istogu, Skenderaj, Peja, Gjakova, Podujeva, Gjilani dhe Deçani.

Sondazhi i Klan Kosovës: LVV-ja merrë 49 deputet

Edhe sondazhi që ka realizuar Klan Kosovae ka renditur Vetëvendosjen të parën. Sipas këtij sondazhi, vetëm katër parti do të jenë në Kuvendin e Kosovës, përveç partive të komuniteteve që i kanë të garantuara 20 vende.

Në rezultatet e këtij sondazhi, LVV-ja do të marrë 48.7 përqind, PDK-ja 23.5 përqind, LDK-ja 19.9 përqind dhe AAK-ja 7.9 përqind. Me anë të këtij sondazhi, del që Vetë vendosja do të ketë 49 deputetë,  PDK-ja 23, LDK-ja 20 dhe AAK-ja 8.

Sondazhi i Dukagjinit: 

Dukagjini ka publikuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ky sondazh është realizuar nga 11 deri më 17 janar 2021. Në rezultate tregohet se partitë AAK-ja ka  6.4 për qind, LDK-ja 10.3 për qind, PDK-ja 14.9 për qind, LVV-ja me 54.1 për qind, Nisma 1.4-ja për qind, Lista Serbe 5 për qind, partitë e tjera 4.4 për qind.

Sondazhi i Baton Haxhiut: LVV del 51%

Ditën e djeshme është publikuar dhe një sondazh i ri. I realizuar nga Albanian Post, në bashkëpunim me Institutin “Gani Bobi”, ku  Lëvizja Vetëvendosje me listën e Vjosa Osmanit del e para me 51.3 për qind.

Baton Haxhiu i cili ka prezantuar këtë sondazh në Kanal 10 ka thënë se mundësia e gabimit mund të jetë 1.5%. Sipas këtij sondazhi LVV-ja merr 51.3%, LDK-ja 15.5%, PDK-ja 13.2%, AAK-ja 5.5%. Nisma Socialdemokrate mbetet mbrapa me vetëm 1.8 për qind. Ndërsa një numër i madh i njerëzve tregohet se janë të pavendosur me 9.6 për qind.  Kurse 1.3 për qind kanë vendosur të votojnë parti të tjera.Në bazë të këtyre shifrave LVV-ja do të merrte 58 mandate, LDK-ja 18 mandate, PDK-ja 16 mandate, ndërsa AAK-ja 8 mandate.Po sipas këtij sondazhi, Albin Kurti me 51% është lideri më i preferuar, i pasuar nga Avdulla Hoti me 15.6% dhe Enver Hoxhaj me 12.7%.

Parashikimet e analistëve të Pressing për rezultatin e zgjedhjeve

Edhe analistët e Pressing kanë dhënë parashikimet e tyre për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Analisti Bleron Baraliu ka parashikuar se LVV-ja do të marrë 45 përqind, LDK-ja 14 përqind, PDK-ja 19 përqind dhe AAK-ja 7 përqind. Ndërsa, Berat Buzhala e ka renditur Vetëvendosjen të parën me 41 përqind, PDK-në të dytën me 20 përqind, LDK-në me 18 përqind dhe AAK-në me 6 përqind. Valon Syla ka parashikuar se LVV-ja do të marrë 39 përqind, LDK-ja 19 përqind, PDK-ja 22 përqind, AAK-ja 7.5 përqind dhe Nisma 5 përqind.

Po ashtu,  Rron Gjinovci e ka renditur të parën LVV-në me 48 përqind, LDK-në me 12 përqind, PDK-në me 17 përqind, AAK-në me 6 përqind dhe Nismën me 4 përqind. Shpend Ahmeti ka parashikuar që LVV-ja do të marrë 45 përqind të votave, LDK-ja 16 përqind, PDK-ja 20 përqind dhe AAK-ja 8 përqind. Gazetari Baton Haxhiu ka thënë se LVV-ja do të marrë 39 përqind, LDK-ja 20 përqind, PDK-ja 24 përqind, AAK-ja 8 përqind dhe Nisma 5 përqind. Bernard Nikaj ka parashikuar se VV-ja do të fitojë 40 përqind, LDK-ja 21 përqind, PDK-ja 22 përqind, AAK-ja 7 përqind dhe Nisma 4.5 përqind. Analistja Luljeta Aliu e ka renditur Vetëvendosjen të parën, por me 50 përqind, PDK-në të dytën me 18 përqind, LDK-në të tretën me 15 përqind dhe AAK-në me 8 përqind.

Ndërkohë, gazetari Parim Olluri ka parashikuar se Vetëvendosja do të marrë 40 përqind të votave, LDK-ja 18 përqind, PDK-ja 21 përqind, AAK-ja 13 përqind dhe Nisma 5 përqind.

Vetëm 10 ditë nga zgjedhjet/ Nis zyrtarisht fushata elektorale në Kosovë, LDK-ja fillon e para, Kurti nuk heq dorë nga kandidimi, prezanton planin qeverisës

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora zgjedhjet e parakoheshme ne kosoe zgjedhjet ne kosove zgjedhjet e parakoheshme ne kosoe zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll