Bota

Kreu i LDK-së Hoti paraqet planin qeverisës: Paga minimale do të jetë 300 euro

3 Shkurt 2021, 08:54 Nga DOSJA
Kreu i LDK-së Hoti paraqet planin qeverisës: Paga minimale do të

KOSOVË-Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka prezantuar programin e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit. Sipas mediave të Kosovës, Hoti ka thënë se paga minimale do të jetë 300 euro, pa dallim moshe. Po ashtu ka shtuar se prioriteti i parë do të jetë shëndetësia.

Gjithashtu, ai ka thënë se do të heq kufizimet prej 14 vitesh për pensionet kontribut-dhënese dhe se nuk do të ketë pensione nën pagën minimale nga viti 2023.

“Paga minimale do të jetë 300 euro pa dallim moshe.Zotohemi të heqim kufizimin prej 15 vitesh për pensionet kontribut-dhënëse. Nuk do të ketë pensione nën pagën minimale nga viti 2023. Asistenca sociale do të bazohet në shpenzimet e jetesës. Ne zotohemi për investime në fuqizimin e rinisë, punë praktike me pagesë, grante për biznese për të rinj, bursa për talente, njohjen e punës vullnetare. Ne duam që të gjithë të shohin bukuritë dhe begatitë që ka Kosova. Do të zhvillojmë turizmin, të pavarësojmë institucionet e kulturës, të mbështesim artistët dhe ngjarjet kulturore,”-ka thënë ai.

Ai ka shtuar dhe planin e tij për bujqësinë ku ka thënë se do të rrisin më shumë mbështetjen për prodhimin. Po ashtu ka thënë se do të sjellin gazin në Prishtinë dhe do ta lidhim Prishtinën me Durrësin me hekurudhë.

“Do të mbështesim bujkun dhe prodhuesin me shumë më tepër subvencione dhe grante, të orientuara kah prodhimi, me procedura transparente. Do të rrisim sipërfaqet bujqësore nën ujitje. Do të përmbyllim rrjetin e furnizimit me ujë të pijshëm për të gjithë qytetarët dhe trajtimin e ujërave të zeza. Zotohemi të digjitalizojmë të gjitha shërbimet publike në afat rekord, që të evitojmë çdo burokraci ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Do të digjitalizojmë shkollat tona dhe do të mbështesim bizneset inovative. Prokurimi publik do të jetë plotësisht elektronik, transparent dhe me standarde të reja, ku shpërblehen firmat që punojnë, që respektojnë kontratat që kryejnë punët me cilësi. Odat dhe shoqatat profesionale do të marrin rol me ligj në zbatimin e politikave ekonomike dhe sociale”, ka thënë Hoti, teksa ka shtuar se “Me partnerët tanë, do të sjellim gazin në Prishtinë dhe do ta lidhim Prishtinën me Durrësin me hekurudhë”.

Vetëm 10 ditë nga zgjedhjet/ Nis zyrtarisht fushata elektorale në Kosovë, LDK-ja fillon e para, Kurti nuk heq dorë nga kandidimi, prezanton planin qeverisës

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora avdullah hoti zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove avdullah hoti zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll