Bota

Po i mbajnë sytë tek ai! Rasti i rëndë në Greqi, 9-vjeçari në rrezik për jetën, COVID po e vë për fundi. HISTORIA e i

3 Shkurt 2021, 09:31 Nga DOSJA
Po i mbajnë sytë tek ai! Rasti i rëndë në Greqi,

GREQI– Një 9- vjeçar nga Patra e Greqisë, është shtruar në spital me koronavirus që prej ditës së djeshme në Njësinë e Kujdesit Intensiv Pediatrik të Spitalit Universitar. Aktualisht gjendja e tij është e qëndrueshme, raportojnë mediat greke.

Për momentin, beteja që po bëjnë mjekët ka të bëjë me mosintubimin e 9-vjeçarit pasi 24 orët e dyta janë vendimtare për ecurinë e shëndetit të tij. Për fat të mirë, nata e parë shkoi mirë dhe nëse shkon dhe nata e dytë ka shumë të ngjarë që të mos hyjë në intubim.

9-vjeçari u shtrua në Klinikën e Pediatrisë me një simptoma të lehta megjithatë gjendja e tij u përkeqësua shumë shpejt. Pas një testi që u krye, u pa se ishte pozitiv për koronavirusin. Ndërsa pasi iu nënshtrua një grafie, u vu re se kishte pneumoni.

Gjendja e tij shëndetësore bëri që mjekëttë konsiderojnë të nevojshme ta pranojnë në një Njësi të Kujdesit Intensiv. Ajo që po hetohet është nëse fëmija është infektuar nga lloji britanik i mutacionit të koronavirusit me një mostër që tashmë është dërguar në Athinë për test laboratorik.

Siç bëhet e ditur, nëna e 9-vjeçarit, një infermiere në spitali i Agios Andreas, u diagnostikua me koronavirus dhjetë ditë më parë, si rezultat i së cilës ai ishte në kujdes dhe izolim në shtëpi. Megjithatë, ajo nuk kishte treguar ndonjë simptomë të veçantë, ndërsa nuk ishte vaksinuar.

Ajo tha dje në buletinin kryesor të lajmeve të Star se nuk kishte pasur kohë për t’u vaksinuar. “Nuk isha në listë për t’u vaksinuar. Thashë se do ta bëja më vonë ”.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi koronavirusi në greqi

Sondazh

Poll