Bota

Kreu i LVV-së prezanton planin qeverisës: Do të vaksinojmë 60% të popullsisë, arsimi falas, lehtësim dhe për prindërit

3 Shkurt 2021, 09:14 Nga DOSJA
Kreu i LVV-së prezanton planin qeverisës: Do të vaksinojmë

KOSOVË-Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka prezantuar programin e tij qeverisës për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sipas mediave të Kosovës, Kurti ka thënë se prioriteti kryesore është kthimi në normalitet i vendit, ku ka paraqitur një plan për ta nxjerr nga kriza e pandemisë. Në planin e tij ai ka treguar se do të bëj të mundur vaksinimin e 60% të popullsisë dhe do të sigurojë të gjitha mjetet e nevojshme për të dalë nga kriza.

“Masat e veprimit të menjëhershëm do të jenë: vaksinimi i së paku 60 për qind të popullatës, sigurimit të qëndrueshëm të barnave dhe testeve, trajnimi i vazhdueshëm i stafit shëndetësor, komunikim transparent dhe i dendur me qytetarë. Krejt bashkë ecim drejt 14 shkurtit, sfida është e madhe por vullneti është më i madh. Duam ta nxjerrim Kosovën nga kriza e shumëfishtë. Ka rënie në ekonomi, vende të humbura të punës, kthimi i jetës në normalitet është prioriteti i yni në vitin e parë të qeverisjes. Synojmë një ekonomi që del nga pandemia e shëruar edhe nga shumë sëmundje tjera që e kanë përcjellur deri tani”, ka thënë Kurti gjatë prezantimit.

Po ashtu, ai ka folur edhe për forcimin e turizmit rural, ku ka theksuar se do të ndihmojë në normalizimin e punës në ndërmarrjet publike të goditura nga ekonomia.

“Qeveria jonë do të kujdeset që të vazhdohet me procesin e depolitizimit e normalizimit të punës në ndërmarrjet publike, aq të goditura nga pandemia ashtu edhe nga keqmenaxhimi, e zhvatja e tyre për dy dekada. Këto ndërmarrje duhet të kalojnë nga pengues, në mbështetës të rritjes së ekonomisë. Nga absorbues të buxhetit në kontribuues”, ka thënë Kurti.

Kurti po ashtu ka folur edhe për krijimin e Fondit Sovran dhe Bankës Zhvillimore të Kosovës, ku ka thënë se do të heq  Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe asetet e saj do ti kalojnë në pronësi të Fondit Sovran.

Kreu i LVV-së ka vënë në dukje se në planin e tyre të gjithë do të ndihmohen. Për gratë shtatzënë ai ka thënë se do jepet leje 12 muaj dhe se të dy prindërit do të kenë pushime për lejen e lindjes.

“Do të punojmë pa ndërprerë, zotohem për këtë. Çdo vend pune do të jetë me kontratë, do të shtojmë inspektorët nëpër punë. Paga minimale do të rritet në 250, pushimi i lejes së lindjes do të jetë 12 muaj dhe shteti do të jetë pjesëmarrës për pagesë dhe këtë mundësi do ta kenë të dy prindërit”, tha Kurti.

Ai madje tha se nënat që janë të papuna, në 6 muajt e parë të shtatzënisë do të paguhen me nga 250 euro. Ndër të tjera ai tha se do të ndihmoj dhe çiftet e  reja me banesa, ndërsa për studentët do të ndaj bura dhe arsimi publik do të jetë falas.

Vetëm 10 ditë nga zgjedhjet/ Nis zyrtarisht fushata elektorale në Kosovë, LDK-ja fillon e para, Kurti nuk heq dorë nga kandidimi, prezanton planin qeverisës

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora albin kurti zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove albin kurti zgjedhjet e parakohshme në kosovë zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll