Bota

21 vjet nga masakra ne Mitrovicë, u vranë 10 shqiptarë dhe u dëbuan mijëra të tjerë

3 Shkurt 2021, 09:43 Nga DOSJA
21 vjet nga masakra ne Mitrovicë, u vranë 10 shqiptarë dhe u

KOSOVË-Sot janë mbushur 21 vjet që nga masakra e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 në veri të Mitrovicës, e ku ‘Rojat e Urës’ vranë 10 shqiptarë, të cilët ishin fëmijë, gra e pleq, duke lënë të plagosur shumë të tjerë, dhe u dëbuan diku rreth 12 mijë banorë shqiptarë.

Familjarë të viktimave e martirëve dhe përfaqësues të autoriteteve lokale në Mitrovicë kanë përkujtuar viktimat e masakrës që kishte ndodhur 21 vjet më parë.

Forcat serbe në tregun e mbushur plot njerëz kishin hedhur minahedhës, me ç’rast të vdekur kanë mbetur gjashtë shqiptarë, duke përfshirë fëmijë dhe gra, si dhe janë plagosur 128 të tjerë.

Nënkryetari i komunës së Mitrovicës Faruk Mujka me këtë rast ka thënë se ky është një moment pikëllimi, por edhe falënderimi e krenarie sepse falë gjakut të tyre Kosova ka arrit lirinë, raportojnë mediat kosovare.

‘’Është një moment rrëqethës, pikëllimi e dëshpërimi për bashkëqytetarët por sido që të jetë është një moment kur ne duhet të ndihemi krenarë dhe falënderues sepse falë gjakut të tyre jemi sot ku jemi, duke ndërtuar institucionet tona”,- tha Mujka.

Personat të cilët u vranë atë natë ishin Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi. Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MUP i Serbisë, në krye ish-komandantin Dragan Delibashiq, Oliver Ivanoviq dhe të tjerë.

Në anën tjetër Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviqin me 9 vjet burg për krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Kurse në janarin e 2018-së, Oliver Ivanoviq u vra me armë zjarri para zyrës së tij në veri të Mitrovicës.

(d.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni 21 vjet masakra mitrovices 21 vjet masakra mitrovices

Sondazh

Poll