Bota

Bilanci në botë/ Mbi 104 mln të infektuar dhe 2 mln të vdekur, inspektorët e OBSH-së vizitojnë laboratorin në Wuhan

3 Shkurt 2021, 08:35 Nga DOSJA
Bilanci në botë/ Mbi 104 mln të infektuar dhe 2 mln të

Shifra e të infektuarve me Covid-19 në gjithë botën ka shkuar mbi 104 milionë, ndërsa 2,263,274 njerëz kanë ndërruar jetë.

Shtetet e Bashkuara, janë vendi me numrin më ta lartë të infektimeve, ku gjatë orëve të fundit janë shënuar mbi 114,703 persona, duke e çuar shifrën ne total mbi 27 milionë. Ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 3,632 pacientë dhe shifra në total është 457,856 pacientë.

India renditet e dyta, me numrin më të lartë të infektimit. Gjatë orëve të fundit janë regjistruar mbi 11,000 persona të infektuar dhe në total ka arritur 10,778,206 njerëz, ndërkohë kanë humbur jetën mbi 113 pacientë dhe numri në total i vdekjeve është 154,635.

Në Evropë gjendja paraqitet problematike, ku disa vende ende janë në izolim dhe disa të tjera kanë shtyrë masat parandaluese.

Franca renditet e gjashta, për sa i përket numrit të lartë të infektime. Gjithashtu, numri i pacientëve në spital me Covdid-19 në Francë është në nivelin më të lartë që nga nëntori. Ministria e shëndetësisë raportoi se 28,029 njerëz janë në spital dhe 3,270 në kujdesin intensiv.  Gjatë orëve të fundit kanë rezultuar pozitiv, 23,337 njerëz, duke e çuar numrin në total 3,224,798 persona, ndërkohë që kanë ndërruar jetë mbi 485 persona dhe numri në total është 77,238. Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë ditën e djeshme se  të gjithë personat që duan një vaksinë do të ofrohet deri në fund të verës. Po ashtu, ai ka thënë se 80% e të moshuarve në shtëpitë e kujdesit, rreth 500,000 njerëz do të vaksinohen deri në fillim të marsit.

Italia renditet e teta, ku gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar pozitiv mbi 9,600 njerëz një numër më i ulët se një ditë më parë, ndërsa shifra në total është mbi 2 milionë. Ndërkohë, që kanë ndërruar jetë mbi 499 persona dhe numri në total është 89,344.

Në Gjermani numri i rasteve të konfirmuara pozitiv gjatë orëve të fundit është mbi 7,627 njerëz, duke e çuar shifrën në total 2,239,943 mijë persona. Ndërkohë që kanë ndërruar jetën mbi 990 njerëz dhe numri në total është 59,386. Ditën e djeshme Kancelarja gjermane Angela Merkel ka thënë se të gjitha vaksinat e miratuara nga rregullatori i ilaçeve të BE-ja do të aplikohen në Gjermani, duke përfshirë ato ruse dhe kineze.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota bilanci ne bote covid-19 ne bote koronavirusi ne bote bilanci ne bote covid-19 ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 07:18

KOSOVË–Kur kanë ngelur vetëm 10 ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë, fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht për kandidatët. Ky vit ndryshe nga të tjerët pë...