Politike

Takimi në Turqi/ Meta pritet nga Erdogan: Rritje e bashkëpunimit ekonomik

4 Maj 2019, 07:06 Nga DOSJA
Takimi në Turqi/ Meta pritet nga Erdogan: Rritje e bashkëpunimit

TURQIPresidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me homologun e tij turk, Recep Tayip Erdogan.

Në rrjetet e tij sociale, Meta ka postuar një foto me Erdogan krahas së cilës shkruan se gjatë takimit me homologun turk u vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe vullneti për t’i zhvilluar më tej.

“Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe. Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona,”-shkruan Meta. 

Meta ndodhej në Turqi për inagurimin e xhamisë “Çamlica”, e cila është projektuar me një kapacitet prej 63 mijë besimtarëve. Presidenti shqiptar ishte i ftuari special i Erdogan. (Lexo këtu)

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta ne turqi meta takon erdogan recep tayip erdogan ilir meta meta ne turqi meta takon erdogan recep tayip erdogan

Sondazh

Poll