Bota

Zgjedhjet në Kosovë/ Kreu i LS-së Simiq: Vota për Listën Serbe është një mbështetje për luftën në institucione

3 Shkurt 2021, 08:12 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Kosovë/ Kreu i LS-së Simiq: Vota për

KOSOVË-Lista Serbe ka nisur fushatën e saj për zgjedhjet parlamentare për të fituar 10 vende në Parlamentin e Kosovës. Sipas mediave të Kosovës, nënkryetari i Listës Serbe dhe i pari në listën e partisë në zgjedhjet e 14 shkurtit, Igor Simiq ka thënë se uniteti dhe shteti i Serbisë janë faktorët kryesorë në mbijetesën e serbëve në Kosovë.

Po ashtu ai ka theksuar se vota për Listën Serbe është një mbështetje për luftën në institucionet si dhe për interesat e popullsisë serbe, ku dhe ka shtuar se do të punojë për investime në infrastrukturë për të përmirësuar kushtet në Kosovë në zona që ka shumicë serbe dhe në ato që janë me pakicë.

“Vota për Listën Serbe është një mbështetje për luftën në institucione, si për secilin individ ashtu edhe për interesat kolektive të popullit serb. Gjithashtu, me ndihmën e shtetit tonë, ne duhet të vazhdojmë të investojmë dhe me projekte të ndryshme të infrastrukturës për të mundësuar përmirësimin e mëtejshëm të kushteve në Kosovë, si në zonat ku serbët janë shumicë, ashtu edhe në zonat ku sot, për fat të keq, jetojnë në pakica. Këtu, ne nënkuptojmë kryesisht mbështetjen për aktivitetet ekonomike. Kur flas për këtë, duhet të theksoj ndihmën që Zyra për Kosovë dhe Metohi u ofron qytetarëve në jug të Ibrit, përmes ndihmës në prokurimin e materialit farë, por edhe në prokurimin e makinerive bujqësore që nevojiten në punën e përditshme”, shprehet tutje ai.

Vetëm 10 ditë nga zgjedhjet/ Nis zyrtarisht fushata elektorale në Kosovë, LDK-ja fillon e para, Kurti nuk heq dorë nga kandidimi, prezanton planin qeverisës

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora igor simiq zgjedhjet e parakoshhme ne kosove zgjedhjet ne kosove igor simiq zgjedhjet e parakoshhme ne kosove zgjedhjet ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 3 Shkurt 2021, 07:18

KOSOVË–Kur kanë ngelur vetëm 10 ditë nga data e zgjedhjeve në Kosovë, fushata zgjedhore ka nisur zyrtarisht për kandidatët. Ky vit ndryshe nga të tjerët pë...